Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Tërësisht Shkencë e Teknologji
Tue Jan 31, 2012 5:04 pm nga Gon!

» Univers No Limit
Tue Jan 31, 2012 4:39 pm nga Gon!

» UFO - ALIEN
Tue Jan 31, 2012 4:31 pm nga Gon!

» Telefonata nga persona te vdekur
Tue Jan 31, 2012 3:20 pm nga Gon!

» Kush janë masonët? NWO?
Tue Oct 25, 2011 11:02 am nga Gon!

» Bio Shkenca
Tue Oct 25, 2011 10:13 am nga Gon!

» Tulipani numër 49 është shqiptar
Tue Oct 25, 2011 10:03 am nga Gon!

» Populli me fuqi të mbinatyrshme
Tue Oct 25, 2011 10:01 am nga Gon!

» E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN
Mon Oct 24, 2011 10:49 am nga Gon!

identifikimi

Harrova fjalkalimin

December 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 15 më Mon Mar 12, 2012 10:29 pm

Si të përballeni me hidhërimin?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Si të përballeni me hidhërimin?

Mesazh  Boni prej Wed Nov 24, 2010 5:06 pm

Mllefi është një emocion i fortë. Mund të ketë rezultate destruktive edhe për ju edhe për ata që i doni. Mllefi i pakontrolluar mund të shpjerë deri te fjalosja, keqtrajtimi fizik, sulmi ose deri te vetëlëndimi. Përkundrazi. Nëse e kontrolloni mirë mllefin, ai mund të jetë një emocion i dobishëm, që ju motivon të bëni ndryshime pozitive.



Hidhërimi shkakton reaksion të organizmit që të luftojë? Efekt të ngjashëm kanë dhe disa emocione tjera si frika, shqetësimi dhe paniku. Gjëndrat mbiveshkore lirojnë sasi të mëdha të hormoneve të stresit, siç janë adrenalina dhe kortizoli. Si rezultat, vjen deri te shpërndarja e gjakut në zorrë dhe muskuj, si përgatitje për ngarkesë fizike. Rritet numri i rrahjeve të zemrës, rritet tensioni i gjakut, numri i respiracioneve dhe temperatura, ndërsa lëkura djersitet. Truri është i tendosur dhe i fokususar.

Problemet shëndetësore që mund të krijohen si pasojë e mllefit të pakontrolluar?
Vërshimi konstant me substanca kimike stresuese është i lidhur me çrregullime metabolike, të cilat në distanca të fundit mund të shpien deri te dëmtimi i sistemeve të ndryshme të organizmit. Disa nga problemet shëndetësore afatshkurtër dhe afatgjatë të cilat lidhen me mllefin e pakontrolluar janë:
* Dhembja e kokës
* Probleme stomaku, si dhembja
* Pagjumësia
* Ankth i potencuar
* Depresioni
* Tensioni e lartë e gjakut
* Probleme të lëkurës si ekzema
* Infarkti
* Insulti, pika në tru

Mënyra të padëshiruara për ballafaqim me hidhërimin
Shumë njerëz e shprehin mllefin e tyre në mënyrë joadekuate dhe potencialisht të rrezikshme, si:
* Mllef eksploziv – disa njerëz kanë një kontroll të dobët me tendencë për shpërthim. Kjo mund të sjell deri te sulmi fizik apo dhuna. Personi që nuk e kontrollon mllefin e tij, mund të izolohet nga familja dhe shoqëria. Disa njerëz që manifestojnë sulme të tilla, në fakt posedojnë një ndjenjë vetënderimi të vogël, ndërsa mllefin e tyre e shfrytëzojnë si mënyrë që t'i manipulojnë të tjerët dhe të ndjehem të fuqishëm.
* Shtypja e mllefit - disa njerëz mendojnë që mllefi është emocion i padëshiruar dhe zgjedhin që ta shtypin atë. Mllefi i shtypur shpesh kalon në depresion dhe ankth. Disa njerëz, mllefin e tyre e zbrazin në viktima të pafajshme siç janë fëmijët ose kafshët shtëpiake.

Si ta shprehni hidhërimin në mënyrë të drejtë?
Sugjerimet që vijojnë mund të jenë të dobishme:

* Nëse e ndjeni që nuk mund të kontrolloheni, përkohësisht e lëshoni situatën, derisa të qetësoheni.
* Pranojeni emocionin, si pjesë normale të jetës.
* Mundohuni t'i përdëftoni shkaqet e vërteta pse ndjeheni të hidhëruar.
* Pasi e keni identifikuar problemin, mendoni rreth strategjisë për zgjidhjen e situatës.
* Bëni ndonjë aktivitet fizik, dilni jashtë, vraponi ose merruni me sport.

Si të ballafaqoheni me hidhërimin një kohë më të gjatë?
Mënyra se si e shprehni mllefin me kohë mund të modifikohet. Sugjerimet që vijojnë mund të jenë të dobishme:
* I regjistroni reaksionet e juaja eksplozive (mbani ditar), që të mund të analizoni pse “hutoheni“.
* Mendoni për teknika të vetëkontrollit dhe zgjidhje të konflikteve
* Përpiquni me teknikat e relaksimit, siç janë meditimi dhe joga.
* Kërkoni këshillë nga psikologu, nëse ende ndjeni hidhërim rreth disa ngjarjeve që kanë ndodhur në të kaluarën.
* Ushtroni rregullisht. Është treguar se ushtrimi i rregullt mund ta përmirësojë disponimin dhe ta zvogëlojë stresin. Efekti mund të jetë i dyfishtë: ngarkesa fizike i djeg substancat kimike të stresit dhe ndihmon në prodhimin e hormoneve të disponimit të mirë (endorfina dhe kateholaminet).

Si t'i edukoni fëmijët që në mënyrë të drejtë të ballafaqohen me hidhërimin?
Sugjerimet që vijojnë mund t'i ndihmojnë fëmijës tuaj, që të ballafaqohet me ndjenjat e forta:
* I tregoni me shembullin tuaj. Le ta dijë se mllefi është natyral dhe se duhet të shprehet.
* Trajtoni ndjenjat e fëmijës tuaj me respekt.
* I tregoni praktikisht, shkathtësitë për zgjedhjen e problemeve.
* Nxisni një komunikim të hapur dhe të sinqertë.
* I lejoni ta shpreh mllefin e tij në mënyrë përgjegjëse.
* Sqarojeni dallimin mes mllefit dhe agresivitetit.
* Dënojeni agresivitetin ose dhunën, por jo mllefin i cili është shprehur në mënyrë adekuate.

Ku mund të këshilloheni më shumë?
* Pediatri
* Mjeku familjar
* Psikologu
avatar
Boni

Numri i postimeve : 49
Join date : 22/11/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi