Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Tërësisht Shkencë e Teknologji
Tue Jan 31, 2012 5:04 pm nga Gon!

» Univers No Limit
Tue Jan 31, 2012 4:39 pm nga Gon!

» UFO - ALIEN
Tue Jan 31, 2012 4:31 pm nga Gon!

» Telefonata nga persona te vdekur
Tue Jan 31, 2012 3:20 pm nga Gon!

» Kush janë masonët? NWO?
Tue Oct 25, 2011 11:02 am nga Gon!

» Bio Shkenca
Tue Oct 25, 2011 10:13 am nga Gon!

» Tulipani numër 49 është shqiptar
Tue Oct 25, 2011 10:03 am nga Gon!

» Populli me fuqi të mbinatyrshme
Tue Oct 25, 2011 10:01 am nga Gon!

» E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN
Mon Oct 24, 2011 10:49 am nga Gon!

identifikimi

Harrova fjalkalimin

December 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 15 më Mon Mar 12, 2012 10:29 pm

Si të kesh sukses në punë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Si të kesh sukses në punë

Mesazh  Boni prej Wed Nov 24, 2010 5:09 pm

Variantet për suksesin e një profesioni janë shumë dhe nuk varen vetëm nga ju, por provoni të sforconi imagjinatën dhe projektojuni në të ardhmen, ndoshta pas dhjetë vjetësh, dhe mendoni se cilat mund të jenë pikësynimet tuaja profesionale në agjendën në të cilën jeni duke punuar: nëse nuk keni asnjë vizion dhe kjo ju provokon humor të keq, reflektoni seriozisht mbi mundësinë e ndërrimit të punës.Shkoni në rrugën tuaj
Mos e lini veten kurrë të merreni nëpër këmbë nga kolegët e zyrës që kanë interesa të ndryshme nga tuajat. Nëse ju arrini një pikësynim në karrierë, ndoshta kolegu juaj ju ka zili dhe kështu objektivat tuaja janë të ndryshme.
Mos merrni kurrë inat një koleg
Në zyrë shpesh krijohen grupe që marrin nëpër gojë kolegët e papëlqyer dhe jo simpatikë. Kujtoni se një sjellje e tillë, përveçse ju bën të dukeni si fëmijë, ju bën të humbisni kohë dhe energji, të cilat mund t'i përdorni më mirë për të tjera gjëra.

[img]

Ndryshoni kur nuk duroni më
Duket shumë e thjeshtë të thuash që ia del, por shpesh fokusohesh në një punë që përveçse nuk pasqyron objektivat e tua profesionale shpesh na rëndon edhe në shpirt.
Jini elastike
Në jetën tuaj private ka dhe do të ketë ndryshime të vazhdueshme dhe po qe se do të ndodhte kështu edhe në aspektin profesional, ç'të keqe ka? Mos u frikësoni nga ideja e të ndërruarit punë, ose të pranoni kontrata me kohë të kufizuar, të gjitha eksperiencat e punës kanë anën e tyre pozitive dhe mbi të gjitha mund t'ju furnizojnë me ide dhe njohje të reja të nevojshme për të ardhmen tuaj profesionale.
Fito respekt në punë
Edhe në raportet e punës, ashtu si në të gjitha marrëdhëniet shoqërore, është e rëndësishme që bashkëjetesa me kolegët të jetë e qetë si në anën profesionale, ashtu dhe në atë psikologjike. Nuk ka asgjë më të mërzitshme sesa të zgjohesh në mëngjes dhe të kuptosh që nuk ke asnjë dëshirë që të punosh në një ambient aspak miqësor. Ja pesë arsye të lindura nga eksperienca, që ju ndihmojnë të përballoni më mirë pakënaqësitë e vogla që mund t'ju dalin gjatë rrugës suaj profesionale.



1. Edhe nëse punoni në një ndërmarrje, edhe nëse punoni në një zyrë ku keni të bëni me pak kolegë, mundohuni të mbani sa më shumë të jetë e mundur të ndarë jetën private nga ajo profesionale. Evitoni daljet e shpeshta në grup mes kolegësh. Kjo, jo për snobizëm, por për të ruajtur privatësinë tuaj. Grupet e afërta dhe miqësitë e tepruara mund të ndryshojnë mendimin tuaj për kolegët e punës. Krijoni opinionin tuaj nga mënyra sesi sillen në punë dhe ndonjëherë në ndonjë drekë restoranti. Disa festa të rëndësishme gjatë vitit, si Krishtlindjet, apo fillimi i pushimeve janë mëse të mjaftueshme për të drekuar me ta.
2. Nëse jeni person i përpiktë dhe preciz në punë, mos lejoni që t'ju kërkojnë të kryeni punë të tjera shtesë, ose të punoni jashtë orarit të punës. Ju mund ta bëni një gjë të tillë një herë ose dy, por më pas duhet t'ju bëni të ditur të tjerëve në mënyrë të sjellshme se ju në mëngjes ngriheni shumë herët, kështu që të rrini jashtë orarit, ju krijon shumë probleme.
3. Evitoni, nëse mundeni, lidhjet sentimentale me kolegët e punës. Kuptoni se jo gjithmonë janë fatsjellëse. Rrezikoni të krijoni një grup brenda stafit, i cili vepron i veçuar dhe mund t'ju. rrezikojë edhe vendin e punës. Nëse lidheni me një koleg në punë, do të rrezikonit ta bënit pak të pëlqyer ambientin e punës, mbi të gjitha në rastet e prishjes së lidhjes. Një atmosferë e nderë që në orët e para të mëgje¬sit parashikon një stuhi të mëvonshme jo vetëm në marrëdhëniet mes kolegëve, por edhe në marrë¬dhëniet drejtues-vartës. Nëse e dashuroni vendin tuaj të punës, nëse fitimet që merrni prej tij janë të konsiderueshme, mos flirtoni me kolegët e punës. Ka edhe shumë vende të tjera ku ju mund të gjeni njeriun e ëndrrave tuaja.
4. Mundohuni të sqaroni gjithmonë keqkuptimet e lindura me kolegët. Të punosh me një person me të cilin ke patur një diskutim të mbetur të pasqaruar, do t'ju krijojë probleme dhe do t'jua bëjë punën të mërzitshme. Ju do të gjendeni përherë nën trysninë e argumentit: "Hajde të sqarohemi". Kjo do t'ju largojë nga objektivat që ju keni në një ditë, do t'ju ulë rendimentin dhe do t'ju shfaqë si njeri joserioz në sytë e shefave tuaj.
5. Nëse ndjeni se mendoni se jeni viktimë e pabarazisë në punë, mos e përjetoni pasivisht situatën, përpiquni të kuptoni, ndoshta edhe të flisni me përgjegjësin e personelit, nëse ka diçka që nuk shkon në mënyrën tuaj të të punuarit. Është më mirë që t'i merrni vesh menjëherë edhe lajmet e këqija. Kështu do të përgatiteni të kërkoni ndonjë kompani tjetër, apo të merrni letër dhe laps për të llogaritur ku keni gabuar. Kujtohuni se gabimet e kaluara shpesh kthehen në mësime të vlefshme për të ardhmen
avatar
Boni

Numri i postimeve : 49
Join date : 22/11/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi