Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Tërësisht Shkencë e Teknologji
Tue Jan 31, 2012 5:04 pm nga Gon!

» Univers No Limit
Tue Jan 31, 2012 4:39 pm nga Gon!

» UFO - ALIEN
Tue Jan 31, 2012 4:31 pm nga Gon!

» Telefonata nga persona te vdekur
Tue Jan 31, 2012 3:20 pm nga Gon!

» Kush janë masonët? NWO?
Tue Oct 25, 2011 11:02 am nga Gon!

» Bio Shkenca
Tue Oct 25, 2011 10:13 am nga Gon!

» Tulipani numër 49 është shqiptar
Tue Oct 25, 2011 10:03 am nga Gon!

» Populli me fuqi të mbinatyrshme
Tue Oct 25, 2011 10:01 am nga Gon!

» E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN
Mon Oct 24, 2011 10:49 am nga Gon!

identifikimi

Harrova fjalkalimin

December 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 15 më Mon Mar 12, 2012 10:29 pm

Imagjinata

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Imagjinata

Mesazh  Boni prej Wed Nov 24, 2010 5:15 pm

Fantazia është gjaku që rrjedh brenda trupit të imagjinatës, por është imagjinata ajo që i jep vrull, që e lëshon, që e nxjerr të lirë fantazinë, që i jep frymë asaj, që e bën fantazinë të jetojë. Një imagjinatë e shëndoshë është ajo lloj imagjinate që arrin ta çojë një mendim të mirë në një realizim të dëshiruar, në një plotësim të realitetit, një imagjinatë e shëndoshë, por jo e cenuar prej arsyes, e bukur e larmishme dhe plot me ngjyra, një imagjinatë që kur e mendon të mbushë me buzëqeshje dhe sy që shkëlqejnë. Në të kundërt një imagjinatë e dobët është ajo imagjinatë që s'ka ngjyra fare, i mungojnë krahët për të fluturuar.Të imagjinuarit është një proces njohës, i cili nuk manifestohet në mënyrë të izoluar, por është derivat i proceseve të tjera, veçanërisht i ndijimit dhe perceptimit, si format më të thjeshta përmes të cilave arrihet kontakti i drejtpërdrejtë me ambientin, qoftë me atë të jashtëm apo atë të brendshëm. Imagjinata si proces njohës, ndihmon që individi ta pasurojë diapazonin e tij mendor me sekuenca imagjinare, e cila e provokon trurin në formë pozitive dhe ndikon jo vetëm në kualitetin funksional, por edhe material të tij. Imagjinata është njëra nga aftësitë e mendjes, përmes së cilës njeriu mund të kalojë çdo cak. Ajo është burim i gjithçkaje, frymëzim në krijimtari, veprimtari, një depo pamjesh, idesh, lëvizjesh, arritjesh, të cilat mund t’i shfrytëzojë në të gjitha sferat e jetës si në art teknologji, arkitekturë, shkencë etj.
Po për sa i përket imagjinatës nga perspektiva epistemologjike, kontribut të veçantë për psikanalizën ofroi Melanie Klein (1882–1960). Pa trajnim si shkencëtare ose si filozofe, ajo nxori përfundime jo në bazë të rikujtimeve të neurotikëve të rritur, por mbështetur në observimet e drejtpërdrejta të fëmijëve gjatë lojës dhe gjatë analizës. Duke qenë se fëmijët nuk mund të shprehnin me fjalë abstraksionet mbi të cilat mbështetej sjellja e tyre, ajo ishte e detyruar që për shumë prej tyre të spekulonte lidhur me kuptimin e tyre. Teoritë që ajo i përpiloi, të pasura në imagjinatë dhe ndjenja, thelluan njohuritë veçanërisht sa i përket trajtimit të imagjinatës dhe të agresivitetit.
Për Sigmund Frojdin, energjitë shtytëse ekzistonin prej vetes; entitetet me të cilat ato lidheshin bëheshin objekte sipas definicionit. Klein nuk mund ta pranonte këtë model dhe pohonte se energjitë shtytëse prej vetes, në mënyrë të lindur, ishin të drejtuara kah objektet. Madje, një foshnjë nuk mund të kishte përvojën e libidos pa objekt libidinal. Ajo shpejt erdhi deri te konkludimi se në zhvillimin e fëmijës, agresiviteti është forcë më ndikuese sesa libido. Sipas saj, si agresiviteti ashtu edhe libido, janë të lidhura me objekte specifike. Për më shumë, emocionet nuk janë manifestime neurotike të energjive shtytëse, por veçori të lindura të tyre: libido është dashuruese, ndërsa agresiviteti është urrejtës.
imagjinata është një gjendje as e kapshme as e pakapshme, sa një sfidë, aq edhe një mundësi, sa e lodhshme në kapjen e saj aq edhe e palodhshme në ekzistencën e saj. Fantazia është gjaku që rrjedh brenda trupit të imagjinatës, por ështe imagjinata ajo që i jep vrull, që e lëshon, që e nxjerrë të lirë fantazinë, që i jep frymë asaj, që e bën fantazinë të jetojë. Një imagjinatë e shëndoshë është ajo lloj imagjinate që arrin ta çojë një mendim të mirë në një realizim të dëshiruar, në një plotësim të realitetit, një imagjinatë e shëndoshë, por jo e cenuar prej arsyes, e bukur, e larmishme dhe plot me ngjyra, një imagjinatë që kur e mendon të mbush me buzëqeshje dhe sy që shkëlqejnë. Në të kundërt, një imagjinate e dobët është ajo imagjinatë që s'ka ngjyra fare, i mungojnë krahët për të fluturuar. imagjinata e dobët apo edhe e dëmshme nuk i shërben trurit dhe nuk e ndihmon atë të ecë përpara, është thjesht një meditim i padobishëm, që i bëhet pengesë edhe logjikës.
Llojet kryesore të imagjinatës janë këto: imagjinata e pavullnetshme ose pasive, e vullnetshme, aktive, imagjinata riprodhuese dhe imagjinata krijuese.
a. Imagjinata e pavullnetshme. Në këtë lloj imagjinate krijimi i figurave të reja, të sendeve apo fenomeneve nuk i nënshtrohet vullnetit të njeriut, prandaj dhe quhet e pavullnetshme ose pasive. P.sh. gjatë leximit të një romani në mënyrë të pavullnetshme na krijohen në fantazinë tonë, figura njerëzish, peizazhe, tablo apo skena ku zhvillohen ngjarjet etj.
Fantazia e pavullnetshme është shpesh fantazia e njerëzve të plogësht dhe me vullnet të dobët.
Ëndrra të tilla boshe dhe të dëmshme e shkëputin njeriun nga realiteti, nga veprimtaria e përbashkët shoqërore dhe ia paralizojnë vullnetin.
Në llojin e imagjinatës së pavullnetshme futen edhe ëndrrat e gjumit. Ëndrrat e gjumit zakonisht krijojnë figura të çuditshme, megjithatë ato kurdoherë janë të lidhura me jetën reale të njeriut. Një grup i tyre janë mbresat e fuqishme të jetës së përditshme, ngjarjet e rëndësishme, çrregullimet e ndryshme dhe mosfunksionim normal i organizmit etj.
Ka dhe grupe të tjera ëndrrash, të cilat akoma mbeten mister për shkencën dhe që shpjegohen nga parapsikologjia dhe feja.
b) imagjinata e vullnetshme ose aktive. Kemi të bëjmë me këtë lloj imagjinate kur në vetëdijen tonë krijohen figura të reja, duke iu nënshtruar një qëllimi të paracaktuar. P.sh., piktori para se të krijojë një vepër të re artistike realiste pa e parë drejtpërsëdrejti në realitet, ai bën fillimisht disa skica të ndryshme në lidhje me atë temë të cilat mund t'i marrë nga realiteti, më pas i përpunon dhe i ndërthur së bashku dhe në bazë të tyre krijon një tablo të vetme.
Pra, në këtë lloj imagjinate merr pjesë vullneti, prandaj dhe quhet imagjinatë e vullnetshme. Të gjitha veprat e artit, zbulimet shkencore, shpikjet etj., janë produkt i imagjinatës së vullnetshme.
c) imagjinata riprodhuese. Figurat e imagjinatës riprodhuese janë të lidhura me sende, ngjarje apo fenomene, që kanë qenë ose janë, por që nuk i kemi perceptuar ndonjëherë drejtpërsëdrejti.
Figurat e imagjinatës riprodhuese mbështeten në përvojën dhe njohuritë tona të fituara nga leximet apo dëgjimet. Por, nuk duhet ngatërruar imagjinata riprodhuese me përfytyrimet e kujtesës. Pasi tek përfytyrimet e kujtesës kemi të bëjmë me përfytyrimin e diçkaje të perceptuar më parë drejtpërsëdrejti, ndërsa tek imagjinata riprodhuese kemi të bëjmë thjesht me atë që mendja jonë krijon aty për aty dhe që s'e kemi perceptuar drejtpërsëdrejti.
d) imagjinata krijuese. Me anë të imagjinatës krijuese lindin në vetëdijen tonë figura të reja, që nuk kanë qenë dhe nuk janë, por që mund të realizohen në praktikë. P.sh. televizori ose raketë kozmike në fillim lindën në vetëdijen e shkencëtarëve dhe teknikëve, pastaj ato u realizuan në praktikë. Megjithatë, sado origjinale që të jetë figura e re, ajo mbështetet në përvojën jetësore të njeriut. imagjinata ka rëndësi të madhe për secilin individ të çfarëdo profesioni, pasi ajo i hap horizonte të reja për të ardhmen. Ajo në veçanti u shërben artistëve, shkencëtarëve, teknikëve, punëtorëve etj.
avatar
Boni

Numri i postimeve : 49
Join date : 22/11/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi