Forumi www.KosovaForum.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Tërësisht Shkencë e Teknologji
	 Cfare fshihet pas gjakderdhjes nga hunda.   EmptyTue Jan 31, 2012 5:04 pm nga Gon!

» Univers No Limit
	 Cfare fshihet pas gjakderdhjes nga hunda.   EmptyTue Jan 31, 2012 4:39 pm nga Gon!

» UFO - ALIEN
	 Cfare fshihet pas gjakderdhjes nga hunda.   EmptyTue Jan 31, 2012 4:31 pm nga Gon!

» Telefonata nga persona te vdekur
	 Cfare fshihet pas gjakderdhjes nga hunda.   EmptyTue Jan 31, 2012 3:20 pm nga Gon!

» Kush janë masonët? NWO?
	 Cfare fshihet pas gjakderdhjes nga hunda.   EmptyTue Oct 25, 2011 11:02 am nga Gon!

» Bio Shkenca
	 Cfare fshihet pas gjakderdhjes nga hunda.   EmptyTue Oct 25, 2011 10:13 am nga Gon!

» Tulipani numër 49 është shqiptar
	 Cfare fshihet pas gjakderdhjes nga hunda.   EmptyTue Oct 25, 2011 10:03 am nga Gon!

» Populli me fuqi të mbinatyrshme
	 Cfare fshihet pas gjakderdhjes nga hunda.   EmptyTue Oct 25, 2011 10:01 am nga Gon!

» E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN
	 Cfare fshihet pas gjakderdhjes nga hunda.   EmptyMon Oct 24, 2011 10:49 am nga Gon!

identifikimi

Harrova fjalkalimin

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 23 më Tue Jun 16, 2020 2:53 pm

Cfare fshihet pas gjakderdhjes nga hunda.

Shko poshtë

	 Cfare fshihet pas gjakderdhjes nga hunda.   Empty Cfare fshihet pas gjakderdhjes nga hunda.

Mesazh  kujti1 Thu Nov 25, 2010 11:07 pm

Gjakrrjedhja nga hunda, më tepër se një sëmundje, është një simptomë e disa patologjive. Kjo është arsyeja pse mjekët këmbëngulin që pas shqetësimeve të tilla të bëhet një gjykim klinik i shkaqeve shpërthyese.

Por çfarë mund të fshihet pas saj dhe kur duhet t’i drejtohemi mjekut? Ja se çfarë thotë në një intervistë për gazetën “Panorama” mjekja otorino-laringologe, Dolores Bardhyli:

Gjakrrjedhja nga hunda mund të konsiderohet një sëmundje?
Epistasi, ose siç njihet ndryshe gjakrrjedhja nga hunda, më tepër se një sëmundje është një simptomë (shenjë), që i përket disa lloje sëmundjesh, disa me rëndësi klinike dhe disa të tjera jo.

Cilat janë këto sëmundje?
Ndër sëmundjet që shoqëron shpesh epistasën është hipertensioni. Rritja e presionit të gjakut shoqërohet me hemorragji nga hunda. Kjo për shkak se presioni i gjakut bën që kapilarët e shumtë që përbëjnë mukozën e brendshme të hundës të çahen më lehtë. Kjo shfaqet më tepër te moshat e madha. Por shpesh epistasi mund të shërbejë si sinjal paralajmërues i shfaqjes së hipertensionit. Problemet e hipertensionit nisin me luhatje të tensionit, ulje-ngritje të tij dhe më pas kulmojnë, e pikërisht gjakrrjedhja nga hunda mund të shërbejë si sinjal për të pasur kujdes nga hipertensioni. Te fëmijët e vegjël, nën 10 vjeç, gjakrrjedhja nga hunda shpeshherë nuk përbën ndonjë problem serioz, për shkak të mukozës së hundës së tyre, që nuk është e plotë. Por, nëse fëmija është i zbehtë, i dobët dhe ka gjakrrjedhje të shpeshtë nga hunda i duhet bërë një vlerësim klinik, sepse mund të jetë shenjë e pranisë së një parazitoze (kryesisht lambies). Parazitët tentojnë të ngjiten lart dhe shkaktojnë të kruara të forta të hundës dhe për pasojë shkaktojnë epistas. Mund të ndodh që epistasi të shoqërohet me gjak në urinë, shpesh dhe me njolla në lëkurë, çka do të thotë se ka probleme në sistemin e formimit të gjakut. Në këto raste duhet dyshuar se ka probleme me mpiksjen e gjakut, me pamjaftueshmëri koagulimi të gjakut. Ndërsa te adoleshentët epistasi mund të jetë sinjal i një sinoziti të fshehtë. Mund të ndodhë që sinoziti të mos ketë shenja të dukshme, pacienti mund të ankojë vetëm për turbullim, rëndim të kokës, shenja që shpesh neglizhohen. Por, nëse këtyre simptomave i bashkëshoqërohet dhe gjakrrjedhja nga hunda, mund të bëhet fjalë për një sinozit të fshehtë. Ndërsa në rastet kur hemorragjia është në një sasi të konsiderueshme dhe shoqërohet me bllokim të hundës, mund të ndodhë që të bëhet fjalë për një tumor të nazofagitit.

Kur duhet t’i drejtohemi mjekut?
Së pari dua të them se hemorragjia nga hunda apo epistasi nuk është diçka alarmuese, por gjithsesi kërkon vëmendjen e duhur dhe nuk duhet të neglizhohet. Kjo për faktin se pas saj mund të fshihen shumë faktorë, mes të cilëve disa serioze për shëndetin e pacientit. Kështu, një i rritur që ka raste të përsëritura të epistasit duhet të shkojë menjëherë te mjeku, po kështu dhe një fëmijë me prirje të shpeshtë për epistasi, sidomos kur nuk ndodh për arsye “banale” si goditje, ngacmim me duar, që edhe pse ushqehet mirë është mjaft i dobët është i zbehtë, duhet t’i bëhet një gjykim klinik. Në rastet kur epistasi është mjaft i shpeshtë dhe në sasi të konsiderueshme, vajtja te mjeku është i detyrueshëm.
kujti1
kujti1
Admin

Numri i postimeve : 106
Join date : 20/11/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi