Forumi www.KosovaForum.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Tërësisht Shkencë e Teknologji
Efektet pozitive qe sjell e qeshura ne shendet.   EmptyTue Jan 31, 2012 5:04 pm nga Gon!

» Univers No Limit
Efektet pozitive qe sjell e qeshura ne shendet.   EmptyTue Jan 31, 2012 4:39 pm nga Gon!

» UFO - ALIEN
Efektet pozitive qe sjell e qeshura ne shendet.   EmptyTue Jan 31, 2012 4:31 pm nga Gon!

» Telefonata nga persona te vdekur
Efektet pozitive qe sjell e qeshura ne shendet.   EmptyTue Jan 31, 2012 3:20 pm nga Gon!

» Kush janë masonët? NWO?
Efektet pozitive qe sjell e qeshura ne shendet.   EmptyTue Oct 25, 2011 11:02 am nga Gon!

» Bio Shkenca
Efektet pozitive qe sjell e qeshura ne shendet.   EmptyTue Oct 25, 2011 10:13 am nga Gon!

» Tulipani numër 49 është shqiptar
Efektet pozitive qe sjell e qeshura ne shendet.   EmptyTue Oct 25, 2011 10:03 am nga Gon!

» Populli me fuqi të mbinatyrshme
Efektet pozitive qe sjell e qeshura ne shendet.   EmptyTue Oct 25, 2011 10:01 am nga Gon!

» E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN
Efektet pozitive qe sjell e qeshura ne shendet.   EmptyMon Oct 24, 2011 10:49 am nga Gon!

identifikimi

Harrova fjalkalimin

March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 23 më Tue Jun 16, 2020 2:53 pm

Efektet pozitive qe sjell e qeshura ne shendet.

Shko poshtë

Efektet pozitive qe sjell e qeshura ne shendet.   Empty Efektet pozitive qe sjell e qeshura ne shendet.

Mesazh  kujti1 Thu Nov 25, 2010 11:08 pm

Efektet pozitive qe sjell e qeshura ne shendet.
« : Korrik 02, 2009, 09:21:24 PD »
Pergjigju me citim
Dëgjojmë shpesh tek thonë që e qeshura të zgjat jetën. Këtë e ka vërtetuar jo vetëm përvoja jetësore por edhe studimet, eksperimentet e anketat e ndryshme. Të qeshim është mënyra më e mirë për të ndihmuar trupin tonë të funksionojë sa më mirë. Është një shprehje e fytyrës që shpreh ndjeshmëri, dashuri dhe argëtim. Me anë të buzëqeshjes përmirësojmë shëndetin, rrisim bukurinë dhe eliminojmë stresin. E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjëndrat endokrine dhe në disa raste pengojnë qarkullimin normal të gjakut. Të qeshësh "relakson" qelizat e gjakut dhe largon urinë e herëpashershme, sepse ushqimi i shpeshte shkakton mbipeshë dhe sëmundje të ndryshme. Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më e lumtur dhe e qetë.
Studimet e ndryshme të realizuara gjatë këtij dhjetëvjeçari kanë treguar se prania e të qeshurës largon pagjumësinë, shmang sëmundjet nervore, dhe ndihmon për një paraqitje sa më të këndshme fizike, pasi largon rrudhat e hershme në fytyrë. Më poshtë jepen dhjetë argumente të cilat tregojnë më së miri efektet pozitive që shkakton e qeshura si në shëndetin mendor, ashtu edhe në atë fizik.
1- E qeshura është ngjitëse. Kur dikush qesh ndryshon humorin e të tjerëve dhe i bën gjërat më të bukura. Një njeri i qeshur mbart gëzim mbi vete. Për këtë është e këshillueshme që në ditët kur jeni paksa të mërzitur të mos shoqëroheni me njerëz pesimistë të cilët mund t'iu mërzisin më tepër.
2- E qeshura na bën të dukemi njerëz të suksesshëm. Njerëzit e qeshur duken më të sigurt, dhe mbështeten më shumë nga të tjerët. Provoni të qeshni gjatë një mbledhje apo gjatë një takimi dhe njerëzit do të sillen me ju në mënyrë komplet ndryshe. Do të dukeni më të ëmbël dhe të afrueshëm.
3- E qeshura na bën të dukemi tërheqës. Të gjithë ne tërhiqemi nga njerëzit e qeshur. Duam ta njohim një njeri të qeshur dhe të kuptojmë përse ndihet kaq mirë. Pse të mos jemi dhe ne si ata, mbase kjo gjendje do të na bëjë të ndihemi më të qetë dhe ta kalojmë çdo situatë pa u tensionuar.
4- E qeshura ndryshon humorin tonë. Kur të jeni të mërzitur provoni të qeshni. Ka shumë mundësi që humori juaj do të ndryshojë për më mirë. Të qeshësh mund të bëjë që trupi juaj ta ndihmojë mendjen të ndihet më mirë. Vetëm kështu nuk do të lejoni që stresi të bëhet pjesë e ditës tuaj.
5- E qeshura tërheq lëkurën e fytyrës dhe na bën të dukemi më të rinj. Muskujt që përdorim për të qeshur ngrenë lëkurën e fytyrës duke na bërë të dukemi më të rinj. Njerëzit që janë të mërzitur për një kohë të gjatë rrudhen më shpejt në fytyrë. Provoni të qeshni dhe rrudhat do të jenë shumë larg jush.
6- E qeshura eliminon stresin. Një njeri i stresuar apo i lodhur dallohet nga fytyra. Kur jeni të stresuar provoni të qeshni dhe stresi do të zhduket. Mundohuni ta mbani sa më larg stresin duke bërë të qeshurën pjesë të pandarë të jetës suaj.
7- E qeshura bën që trupi të çlirojë endorfinat, ilaç natyral kundër dhimbjes dhe humorit të keq. E qeshura është një drogë natyrale, sigurisht që ka vetëm efekte pozitive në shëndetin tuaj.
8- E qeshura forcon sistemin imunitar. Duke qeshur ndihmojmë sistemin imunitar të funksionojë më mirë. Rezultatet duken në një shëndet mendor e fizik të kënaqshëm.
9- E qeshura ul tensionin e gjakut. Gjatë qeshjes kemi një reduktim të matshëm të presionit të gjakut. Në qoftë se keni në shtëpi një matës tensioni bëni këtë eksperiment: matni tensionin, pastaj uluni dhe qeshni për një minute duke lexuar ndonjë gjë për të qeshur. Më pas matni përsëri tensionin dhe do të habiteni. Rezultatet do të jenë të pëlqyeshme dhe nuk do të nguroni ta provoni sërish.
10- E qeshura na bën të ndihemi pozitive. Provoni këtë test: qeshni dhe gjatë qeshjes mendoni ndonjë gjë negative pa pushuar së qeshuri. Është shumë e vështirë! Kur qeshim trupi ynë i transmeton mendjes mesazhin se "jeta është e bukur". Largoni depresionin, stresin dhe trishtimin me një buzëqeshje. Bëjeni mesazhin "jeta është e bukur" moto të ditës suaj. Vetëm do kështu nuk do të keni probleme shëndetësore, pagjumësi, stres, dhimbje koke, etj.

Mënyra e duhur për t'u ngritur në mëngjes
Ngritja nga ana e majtë në shtrat është ana e duhur për të kaluar një ditë të mirë. Shkencëtarët e gjumit dhe psikologët kanë mbledhur kokat së bashku për të analizuar mënyrën më të mirë për t'u ngritur në mëngjes. Krahu i majtë është më i miri, diskutojnë ata në studimin e marrë përsipër nga zinxhiri hotelier "Premier Inn". Eksperti Jan Cisek thotë se ana e majtë është e lidhur me gjithçka që është e shtrenjtë për njerëzit, familja, shëndeti, paratë dhe pushteti. Psikologu Pete Cohen thotë se kur flenë në anën e majtë njerëzit mendojnë në mënyrë të arsyeshme në ditën përpara. Sipas studiuesve krahu i djathtë i trurit është përgjegjës për emocionet si frika dhe stresi, të cilat prishin mundësinë për të pasur një ditë pozitive. Kështu provoni të ndryshoni kahun e fjetjes për të shmangur stresin.

Aromat që gjallërojnë kujtesën
Shkencëtarët gjermanë, pas një eksperimenti konkret, kanë arritur në përfundimin se aroma e trëndafilave në kohen e gjumit gjallëron dhe forcon kujtesën e njerëzve. Në këtë eksperiment u aktivizuan 74 vullnetarë, të cilët duhej të mbanin mend dy objekte ose letra, duke përmbysur letrat njërën pas tjetrës. Ndërkaq, disa nga "vullnetarët" thithnin aromë trëndafilash. Pastaj, shkencëtarët vrojtuan veprimtarinë e trurit të tyre në kohën e gjumit. Edhe gjatë gjumit shkencëtarët hidhnin në afërsi të krevateve solucion me erë trëndafili. Të nesërmen, të eksperimentuarit u pyetën se çfarë u kishte ngelur në mendje nga objektet dhe letrat që kishin parë. Pjesëmarrësit në eksperiment që nuhaten në gjumë aromë trëndafili mbajtën mend 97,2% të letrave, ndërsa ata që nuk nuhaten, kujtuan vetëm 86%.

Përmirësoni frymëmarrjen me muzikë
Disa këngë të bukura të lënë pa frymë, por të gjitha së bashku e përmirësojnë frymëmarrjen. Nga disa studime të një grup kërkuesish gjermanë, është vënë re se personat të cilët vuajnë nga bronkopneumonia kronike kanë pasur lehtësime në frymëmarrje gjatë dëgjimit të muzikës. Gjatë këtyre studimeve është vënë re se pacientët të cilët dëgjonin muzikë me kufje dhe duke e shoqëruar me pak aktivitet fizik (ecje të lehtë), ndikonte në zvogëlimin e ndjenjës së bllokimit të frymëmarrjes. Edhe më përpara ishte vënë re se disa aspekte psikologjike ndikonin keq tek këta paciente por nuk arrihej të kuptohej se cilat ishin ato. Falë këtij eksperimenti tani ka një indikacion, është ai: me muzikë vështirësitë ndjehen më pak dhe frymëmarrja juaj është më e qetë dhe e normalizuar.

Shmangni mërzitjen e stresin
Studimet e bëra nga Johns Hopkins në vitin 2002, treguan se meshkujt të cilët zemërohen shpejt apo shfaqin shenja të dukshme mërzie si kundërpërgjigje ndaj stresit janë rreth tre herë më tepër më të prekur nga rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme të zemrës, në krahasim me meshkujt të cilët paraqesin përgjigje me zemërim më të ulët ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herë për të pësuar atak pas moshës 55-vjeçare. Një shpjegim i mundshëm ka të bëjë me lidhjen mes zemërimit dhe presionit të lartë të gjakut, të cilët së bashku shtojnë nivelin e stresit te një individ. Një këshillë: Pranojeni mërzinë si të pashmangshme, pas pak stresi do të rrokulliset poshtë nga supet tuaja. Uluni me shpinën drejt dhe provoni të qetësoni mendimet tuaja, kjo do t'iu ndihmojë të relaksoheni.
kujti1
kujti1
Admin

Numri i postimeve : 106
Join date : 20/11/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi