Kërko
Tema Fundit
identifikimi
Kush është në linjë
5 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 5 vizitorë Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 23 më Tue Jun 16, 2020 2:53 pm
Feudalizëm partiak
Faqja 1 e 1
Feudalizëm partiak
Trendët e zhvillimeve politike, përfshirë edhe rezultatin preliminar të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Rahovecit tregojnë forcimin e karakteristikave rajonale të partive “të mëdha” politike në Kosovë.
Rënia e supozuar e votave të Partisë Demokratike të Kosovës në rajonin e Prizrenit, Gjilanit e Mitrovicës dhe humbja e votave në Rahovec, komunë që konsiderohet të jetë kufiri i Dukagjinit, mund ta bëjnë partinë e Hashim Thaçit t’i rikthehet dominimit politik vetëm në Drenicë, shkruan gazeta Zëri.
Ndërsa, pamundësia e LDK-së, e cila përkundur tërë gabimeve të PDK-së në Rahovec, të fitojë bindshëm në këto zgjedhje zbeh përpjekjet e kësaj partie, e cila përkrahet masivisht në të gjitha komunat. Kurse, rritja e madhe e AAK-së në zgjedhjet në Rahovec, përveç të tjerave, i atribuohet dominimit të kësaj partie në komunat fqinje të Rahovecit, të cilat përbëjnë zemrën e Dukagjinit.
Gjithsesi, zgjedhjet e ardhshme nacionale, sipas analistëve politikë pritet të verifikojnë pamundësinë e tri partive kryesore që të jenë realisht parti nacionale, e të cilat kanë mbështetje konstante në tërë territorin e vendit.
Analisti Imer Mushkolaj,pret që pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit të forcohen karakteristikat rajonale të partive kryesore.
Ndërsa, analisti Avni Zogiani ka thënë se tërë “vlera e partive parlamentare në Kosovë konsiston në punësimet masive në sektorin publik të njerëzve të origjinës”.
Sipas tij, përgjithësisht tërë shoqëria kosovare funksionon në bazën rajonale dhe ndonjëherë atë fisnore.
Edhe organizatat për hulumtimin e opinionit kanë parashikuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit do të forcojnë më tej karakteristikat rajonale të partive kryesore.

kujti1- Admin
- Numri i postimeve : 106
Join date : 20/11/2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Jan 31, 2012 5:04 pm nga Gon!
» Univers No Limit
Tue Jan 31, 2012 4:39 pm nga Gon!
» UFO - ALIEN
Tue Jan 31, 2012 4:31 pm nga Gon!
» Telefonata nga persona te vdekur
Tue Jan 31, 2012 3:20 pm nga Gon!
» Kush janë masonët? NWO?
Tue Oct 25, 2011 11:02 am nga Gon!
» Bio Shkenca
Tue Oct 25, 2011 10:13 am nga Gon!
» Tulipani numër 49 është shqiptar
Tue Oct 25, 2011 10:03 am nga Gon!
» Populli me fuqi të mbinatyrshme
Tue Oct 25, 2011 10:01 am nga Gon!
» E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN
Mon Oct 24, 2011 10:49 am nga Gon!