Forumi www.KosovaForum.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Tërësisht Shkencë e Teknologji
AAK: Demokracia në Veprim dështoi EmptyTue Jan 31, 2012 5:04 pm nga Gon!

» Univers No Limit
AAK: Demokracia në Veprim dështoi EmptyTue Jan 31, 2012 4:39 pm nga Gon!

» UFO - ALIEN
AAK: Demokracia në Veprim dështoi EmptyTue Jan 31, 2012 4:31 pm nga Gon!

» Telefonata nga persona te vdekur
AAK: Demokracia në Veprim dështoi EmptyTue Jan 31, 2012 3:20 pm nga Gon!

» Kush janë masonët? NWO?
AAK: Demokracia në Veprim dështoi EmptyTue Oct 25, 2011 11:02 am nga Gon!

» Bio Shkenca
AAK: Demokracia në Veprim dështoi EmptyTue Oct 25, 2011 10:13 am nga Gon!

» Tulipani numër 49 është shqiptar
AAK: Demokracia në Veprim dështoi EmptyTue Oct 25, 2011 10:03 am nga Gon!

» Populli me fuqi të mbinatyrshme
AAK: Demokracia në Veprim dështoi EmptyTue Oct 25, 2011 10:01 am nga Gon!

» E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN
AAK: Demokracia në Veprim dështoi EmptyMon Oct 24, 2011 10:49 am nga Gon!

identifikimi

Harrova fjalkalimin

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 23 më Tue Jun 16, 2020 2:53 pm

AAK: Demokracia në Veprim dështoi

Shko poshtë

AAK: Demokracia në Veprim dështoi Empty AAK: Demokracia në Veprim dështoi

Mesazh  kujti1 Thu Nov 25, 2010 11:40 pm

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Rahovec ka reaguar lidhur me gabimin që e kishte bërë rrjeti i organizatave joqeveritare që i monitorojnë zgjedhjet, Demokracia në Veprim gjatë publikimit të të dhënave preliminare të rezultateve të zgjedhjeve për kryetar të kësaj komune.
“Demokracia në Veprim dështoi në vëzhgim dhe raportim. Shoqëria civile është një nga shtyllat shumë të rëndësishme për funksionimin e strukturor të shtetit. Fatkeqësisht këtë rol nuk po e kryen shoqëria civile në Kosovës, në të shumtën e rasteve. Këtë e dëshmon edhe rasti i fundit në Rahovec, ku rrjeti i organizatave joqeveritare ve për monitorimin e zgjedhjeve dështoi plotësisht në detyrimin e marrë përsipër. Jemi shumë të indinjuar me hutinë që Demokracia në Veprim iu shkaktoi qytetarëve të komunës së Rahovecit”, thuhet në reagim.

Raportimi i tillë çfarë ishte, sipas Degës së AAK-së në Rahovec, ndikoi në zhgënjimin e madh të qytetarëve, të cilët me të drejtë duan t’i besojnë më shumë organizatave joqeveritare sesa pushtetarëve.

Demokracia në Veprim e ka pranuar sot gabimin e bërë gjatë publikimit të të dhënave preliminare të rezultateve të zgjedhjeve për kryetar të Rahovecit dhe e ka nxjerr fitues kandidatin e AAK-së, Smajl Latifi, duke e futur atë në garën për kryetar të Rahovecit së bashku me kandidatin e LDK-së, Ibrahim Kryeziu, ndërsa ai i PDK-së, Xhelal Canziba, ka mbetur i treti.

Drejtuesi i Demokracisë në Veprim, Ismet Kryeziu ka thënë se pas rinumërimit dhe dy gabimeve teknike që janë bërë, ka ndryshuar rezultati në favor të AAK-së dhe tashmë kandidati i saj ka 26.88 për qind ndërsa ai i LDK-së, 27.86 për qind, duke bërë të shkojnë në balotazh këta dy kandidatë, dhe PDK-ja që mbetet jashtë garës. Kryeziu ka kërkuar falje për konfuzionin e mundshëm që është krijuar, por, sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të lëshimeve teknike.

Këto rezultate preliminare janë mbledhur nëpërmjet telefonit nga gjithsej 71 vendvotime dhe këto të dhëna janë kalkuluar në databazën qendrore të rezultateve të zgjedhjeve të Demokracisë në Veprim.

AAK-ja i pati kontestuar rezultatet duke bërë ankesë pikërisht në këto lëshime në numërimin e votave. Gjatë ditës me rezultate përfundimtare do të dal edhe KQZ-ja, ndërsa janë numëruar 405 votave me kusht prej të cilave më shumë se gjysma kanë dal të pavlefshme.
kujti1
kujti1
Admin

Numri i postimeve : 106
Join date : 20/11/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi