Forumi www.KosovaForum.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Tërësisht Shkencë e Teknologji
I shkurtohen privilegjet familjes Rugova EmptyTue Jan 31, 2012 5:04 pm nga Gon!

» Univers No Limit
I shkurtohen privilegjet familjes Rugova EmptyTue Jan 31, 2012 4:39 pm nga Gon!

» UFO - ALIEN
I shkurtohen privilegjet familjes Rugova EmptyTue Jan 31, 2012 4:31 pm nga Gon!

» Telefonata nga persona te vdekur
I shkurtohen privilegjet familjes Rugova EmptyTue Jan 31, 2012 3:20 pm nga Gon!

» Kush janë masonët? NWO?
I shkurtohen privilegjet familjes Rugova EmptyTue Oct 25, 2011 11:02 am nga Gon!

» Bio Shkenca
I shkurtohen privilegjet familjes Rugova EmptyTue Oct 25, 2011 10:13 am nga Gon!

» Tulipani numër 49 është shqiptar
I shkurtohen privilegjet familjes Rugova EmptyTue Oct 25, 2011 10:03 am nga Gon!

» Populli me fuqi të mbinatyrshme
I shkurtohen privilegjet familjes Rugova EmptyTue Oct 25, 2011 10:01 am nga Gon!

» E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN
I shkurtohen privilegjet familjes Rugova EmptyMon Oct 24, 2011 10:49 am nga Gon!

identifikimi

Harrova fjalkalimin

March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 23 më Tue Jun 16, 2020 2:53 pm

I shkurtohen privilegjet familjes Rugova

Shko poshtë

I shkurtohen privilegjet familjes Rugova Empty I shkurtohen privilegjet familjes Rugova

Mesazh  kujti1 Thu Nov 25, 2010 11:41 pm

Familja e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, nuk është duke e gëzuar mbështetjen financiare, të cilën ia kishte premtuar LDK-ja, në prill të vitit 2007.
Nga 2.500 eurot që Kryesia e mëhershme e LDK-së ishte zotuar se do t’ia ndante kësaj familjeje për çdo muaj, e veja e Rugovës, Fana, aktualisht është duke i marr vetëm 500. Me zvogëlimin e financave, LDK-ja e ka pamundësuar edhe pagesën e personelit që është i angazhuar në kryerjen e shërbimeve të ndryshme brenda shtëpisë - Rezidencës në lagjen “Velania” të Prishtinës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ish-shefi i Sigurimit të presidentit Rugova, Qefser Baholli, i cili ende është i angazhuar në këtë shtëpi, ka deklaruar se shkurtimi i mbështetjes financiare nga LDK-ja, nuk lidhet me veprimet e fundit të Ukë Rugovës. Djali i vogël i Rugovës, bashkë me Bujar Bukoshin, kanë vendosur që të hyjnë një zgjedhjet e 12 dhjetorit ndaras nga kandidatët e partisë, të cilën e ka drejtuar Ibrahim Rugova për 16 vjet. Ai ka themeluar listën “Rugova” dhe është futur në koalicion parazgjedhor me AAK-në e Ramush Haradinajt.

Baholli mohon që ky veprim të jetë bërë shkas për ndonjë revansh të mundshëm të LDK-së, pasi, sipas tij, shkurtimi i financave ka filluar të bëhet qysh para një viti. “Në nëntor të vitit të kaluar kemi parë se në xhirollogari nuk kanë dalë 2.500 euro, por vetëm 500. Fillimisht kemi menduar se bëhet fjalë për ndonjë gabim teknik, por kur kemi thirrur në parti, na kanë treguar se nuk bëhet fjalë për gabim, por për mungesë të financave”, ka shpjeguar Baholli.

Nga ajo kohë, sipas tij, familja Rugova nuk ka kërkuar më shpjegime. Se çka në të vërtetë ka ndodhur me financimin e familjes Rugova, duket se nuk e ka të qartë as sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri. Ai është i sigurt se familja Rugova është ende duke u mbështetur, konform vendimit të 2007-s.

“Vendimi që është marrë atëherë vazhdon të jetë në fuqi. Familja e presidentit Rugova është duke i marrë nga 2.500 euro dhe do të vazhdon t’i marrë edhe në të ardhmen”, ka deklaruar Beqiri, përmes një bisede telefonike, të zhvilluar para pak ditësh. Ai nuk e ka parë të arsyeshme që Kryesia e re ta rishqyrtojë vendimin e Kryesisë së kaluar, pasi, sipas tij, familja Rugova, ka qenë dhe do të mbetet familje e LDK-së.

Por, përgjegjësi për financa në LDK, Lutfi Zharku, konfirmon se mbështetja financiare për familjen Rugova është zvogëluar nga momenti kur ka hyrë në fuqi Ligji për presidentin.

“Prej ditës kur ka hyrë në fuqi ligji, i cili ka garantuar beneficionet për presidentin dhe familjen e tij, ne kemi vendosur që mbështetjen financiare për familjen Rugova të shndërrojmë në një mbështetje ‘simbolike’ e cila do të shkonte në adresë të bashkëshortes së presidentit Rugova”, ka bërë të ditur, Zharku, i cili për afro tre vjet ka qenë ministër për Tregti dhe Industri në Qeverinë e Kosovës.

Zharku nuk është pajtuar me interpretimin e Bahollit, se shkurtimi i financave të jetë bërë për shkak të problemeve financiare që ka pasur LDK-ja. “Pavarësisht se si e kemi pasur gjendjen me financa në parti, ne nuk e kemi ndërprerë mbështetjen për familjen Rugova, deri sa ka hyrë në fuqi Ligji për presidentin”, ka thënë Zharku, i bindur se përkrahja e LDK-së për këtë familje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Familja Rugova ka përvetësuar nga LDK-ja shtëpinë rezidencë ku aktualisht është duke jetuar. Kjo familje, gëzon edhe beneficione nga shteti. Sekretari i përgjithshëm i presidencës, Fahri Breznica, ka deklaruar se familja Rugova merr 70 për qind të pagës së presidentit. Faktikisht, sipas tij, kjo familje merr aq sa merr edhe ish-presidenti, Fatmir Sejdiu. Paga e presidentit është paga më e lart në institucionet qendrore, apo rreth 3100 euro. Me Ligjin për presidentin, ajo duhet të jetë 25 për qind më e lartë se paga e kryetarit të Kuvendit
kujti1
kujti1
Admin

Numri i postimeve : 106
Join date : 20/11/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi