Forumi www.KosovaForum.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Tërësisht Shkencë e Teknologji
Vaksina e re kundër poliomielitit mund ta çrrënjosë sëmundjen  EmptyTue Jan 31, 2012 5:04 pm nga Gon!

» Univers No Limit
Vaksina e re kundër poliomielitit mund ta çrrënjosë sëmundjen  EmptyTue Jan 31, 2012 4:39 pm nga Gon!

» UFO - ALIEN
Vaksina e re kundër poliomielitit mund ta çrrënjosë sëmundjen  EmptyTue Jan 31, 2012 4:31 pm nga Gon!

» Telefonata nga persona te vdekur
Vaksina e re kundër poliomielitit mund ta çrrënjosë sëmundjen  EmptyTue Jan 31, 2012 3:20 pm nga Gon!

» Kush janë masonët? NWO?
Vaksina e re kundër poliomielitit mund ta çrrënjosë sëmundjen  EmptyTue Oct 25, 2011 11:02 am nga Gon!

» Bio Shkenca
Vaksina e re kundër poliomielitit mund ta çrrënjosë sëmundjen  EmptyTue Oct 25, 2011 10:13 am nga Gon!

» Tulipani numër 49 është shqiptar
Vaksina e re kundër poliomielitit mund ta çrrënjosë sëmundjen  EmptyTue Oct 25, 2011 10:03 am nga Gon!

» Populli me fuqi të mbinatyrshme
Vaksina e re kundër poliomielitit mund ta çrrënjosë sëmundjen  EmptyTue Oct 25, 2011 10:01 am nga Gon!

» E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN
Vaksina e re kundër poliomielitit mund ta çrrënjosë sëmundjen  EmptyMon Oct 24, 2011 10:49 am nga Gon!

identifikimi

Harrova fjalkalimin

March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 23 më Tue Jun 16, 2020 2:53 pm

Vaksina e re kundër poliomielitit mund ta çrrënjosë sëmundjen

Shko poshtë

Vaksina e re kundër poliomielitit mund ta çrrënjosë sëmundjen  Empty Vaksina e re kundër poliomielitit mund ta çrrënjosë sëmundjen

Mesazh  Gεאтi Fri Nov 26, 2010 2:38 pm

Vaksina e re kundër poliomielitit mund ta çrrënjosë sëmundjen  F.1123172216221_m

Një vaksinë e re kundër poliomielitit ka rritur shpresat se kjo sëmundje mund të çrrënjoset tërësisht. Poliomieliti mund të shkaktojë deformime të rënda dhe paraliza te fëmijët.
Numri i rasteve të poliomielitit në mbarë botën ka rënë 99 për qind në vitet e fundit si rezultat i një fushate vaksinimi global, që filloi në vitet e pesëdhjeta. Por sëmundja ende kërcënon fëmijët në të paktën katër vende në Afrikë dhe Azinë Jugore.

Tani, provat klinike në dy shtete kanë konfirmuar efikasitetin e një vaksinë të re. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se zhdukja e plotë e poliomielitit mund të jetë afër.

Shkencëtarët thonë se në dy vendet ku poliomieliti është endemik, vaksina e re ka qenë 30 për qind më efektive se të vaksinës tradicionale. Të dhënat në Nigeri dhe Indi kanë treguar se foshnjat qe morën vaksinën e re, të prodhuara nga dy kompani farmaceutike, krijuan një imunitet ndaj dy llojeve të virusit të poliomielitit.

Dr. Peter Hotez është president i Institutit Vaksina Sabin në Uashington DC. Ai thotë se vaksina e re ofron imunitet më të fortë. Ideja prapa Vaksinës së re është për ta bërë atë të nxisë një përgjigje imune. Vaksina tradicionale e poliomielitit quhet nganjëherë vaksina trivalente, sepse përmban 3 lloje të virusit. Vaksina e re ka vetëm dy lloje me përqendrim më të lartë të virusit".

Polio kryesisht prek fëmijët nën moshën pesëvjeçare dhe përhapet me shpejtësi në kushte të këqija higjienike. Sëmundja sulmon sistemin nervor, ndonjëherë duke shkaktuar paralizë të përhershme.

Dr Hotez thotë se zhdukja e poliomielitit ka qenë më e vështirë se sa zhdukja e lisë. Sëmundja e lisë ka simptoma të dukshme, thotë ai. Problemi me poliomielitit është se 99 për qind e të prekurve nuk paraqesin ndonjë shenjë të dukshme dhe në këtë mënyrë sëmundja bëhet shumë më e vështirë për t'u kontrolluar. Kjo do të thotë që vaksinimi duhet të shtrihet në segmente më të gjëra të popullsisë për t'i mbrojtur të gjithë, thotë doktor Hotez

Kundërshtimi i disave ndaj vaksinimeve për arsye politike dhe kulturore e ka komplikuar problemin. Ndalimi i vaksinave të poliomielitit në vitin 2003 në Nigeri shkaktoi një shtim infeksionesh jo vetëm në Nigeri. Virusi u përhap në disa vende fqinje, ku poliomielitit më parë ishte zhdukur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se në ditët e ardhshme rreth 70 milion fëmijë në 15 vende në Afrikë do të vaksinohen kundër poliomielitit. Prej tyre, 55 milionë do të marrin vaksinë të re dyvalent.

Në disa vende, virusi është më i fortë. Dr. Peter Hotez thotë se në rastin e Indisë, një nga problemet që pengon suksesin e plotë, është fakti se tek disa njerëz sistemi imunitar nuk reagon ndaj vaksinës gojore. Kjo lidhet me kequshqyerjen dhe infeksionet nga parazitët ose diarreja.

Por, sipas OBSH-së, rastet e polios në Indi dhe në Nigeri ranë me më shumë se 90 për qind pas përdorimit të vaksinës së re. Kjo do të thotë se zhdukja e poliomielitit është në horizont.
Gεאтi
Gεאтi

Numri i postimeve : 17
Join date : 17/11/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi