Forumi www.KosovaForum.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Tërësisht Shkencë e Teknologji
E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN  EmptyTue Jan 31, 2012 5:04 pm nga Gon!

» Univers No Limit
E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN  EmptyTue Jan 31, 2012 4:39 pm nga Gon!

» UFO - ALIEN
E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN  EmptyTue Jan 31, 2012 4:31 pm nga Gon!

» Telefonata nga persona te vdekur
E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN  EmptyTue Jan 31, 2012 3:20 pm nga Gon!

» Kush janë masonët? NWO?
E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN  EmptyTue Oct 25, 2011 11:02 am nga Gon!

» Bio Shkenca
E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN  EmptyTue Oct 25, 2011 10:13 am nga Gon!

» Tulipani numër 49 është shqiptar
E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN  EmptyTue Oct 25, 2011 10:03 am nga Gon!

» Populli me fuqi të mbinatyrshme
E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN  EmptyTue Oct 25, 2011 10:01 am nga Gon!

» E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN
E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN  EmptyMon Oct 24, 2011 10:49 am nga Gon!

identifikimi

Harrova fjalkalimin

March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 23 më Tue Jun 16, 2020 2:53 pm

E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN

Shko poshtë

E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN  Empty E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN

Mesazh  Gon! Mon Oct 24, 2011 10:49 am

E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN NË ANALIZËN E NJË HISTORIANI SLLOVEN

Çdo etnitet i ngulitur në truallin e Ballkanit ka të kaluarën e vet historike dhe etnogjenetike. Kjo është edhe me atë shqiptar, i cili është më kompakt se çdo etnitet tjetër i banuar në këtë hapësirë. Shqiptarët, në dallim prej të tjerëve, historinë e vet e kanë më të gjatë e më të ndërlikuar. Kjo pat ndikuar që ky popull me lashtësi parahistorike, ta tërheqë vemendjen e shumë autorëve të huajë (këtu nuk janë përfshirë autorë sllavë) që të merren me të kaluarën e tij, duke nxjerrë në dritë të vërtetën dhe me të t’u tregohet sllavëve të cilët, me shpifjet dhe fallsifikimet e ndryshme, vazhdojnë ta shtrembërojnë etnogjenezën dhe historinë e ndritshëme të këtij etniteti ndër më të vjetrit në truallin e Ballkanit.

Sllavët, duke synuar që të zgjerojnë territorin e veta me dhunë dhe me përkrahje të fuqive të jashtëme; duke copëtuar kompaktësinë etnike dhe kolonizuar trojet shqiptare, ngulin këmbë se këto hapësira historikisht kanë qenë të tyre. Rast i këtillë është edhe me Kosovën shqiptare e cila vazhdimisht ka qenë e okupuar nga të huajët: Romakët, Bizantinasit, Sllavët, Turqit e përsëri Sllavët (serbët). Qeveritë serbe duke pasur lakmi në strategjinë e Kosovës, orvaten që me, kinse fakte shkencore, t’i tregojnë botës se kjo hapësire u përket atyre, kurse shqiptarët s’kanë se ç’kërkojnë. Bile shkojnë akoma më larg, kur pretendojnë se shqiptarët e Shqipërisë së Veriut dhe një pjesë e konstiderueshme e atyre të Kosovës, qenkan serbë të shqiptarizuar e pastaj të islamizuar (D.Bogdanoviç, 1985)! Nëse nuk u pëlqen kjo, mund të shkojnë atje prej ku kanë ardhur! Ndërkaq, argumentimet e shpifura dhe të fallcifikuara, autorët e huaj i quajnë ofendim në fushën shkencore, ndaj dhe si të tilla kategorikisht i hedhin poshtë. Me një qëndrim realist dhe mjaft pragmatik në fushën shkencore, paraqitet historiani i dalluar slloven Anton Bebler, i cili për një kohë të gjatë merret me çështjet historike të popujve ballkanik.

Ky analist i shquar, i lindur në Rusi, i diplomuar në Beograd dhe i doktoruar në Amerikë (ShBA), për çështjen kosovare, jep një analizë mjaft të shkoqitur, ku e nxjerr në pah të vërtetën historike të kësaj hëpësire të okupuar. Në analizën e tij mund të shihet se ai kategorikisht i hedh poshtë pretendimet serbe, se Kosova qenka djepi i historisë së tyre dhe, se ajo, kinse e paska të drejtën historike që atë me të drejtë ta quaj territor të vet. Këtë qëndrim ky autor e bazon në faktet dhe argumentet historike të pakonstetueshme. Po këtë qëndrim e kanë edhe shumë autorë të huaj që nuk pajtohen me pretendimet e politikës serbe dhe me konstatimet "shkencore" të autorëve serbë për kinse të drejtat historike mbi Kosovën.

Në analizën e vet ai së pari përqëndrohet në diskriminimet politike dhe ekonomike ndaj shqiptarëve të Kosovës nga ana e qeverisë serbo-jugosllave në tërë periudhën e kaluar historike, ku qartë mund të shihet se aty interesi ka qenë vetëm për hapësirën kosovare, por jo edhe për popullatën shqiptare, që aty është e ngulitur për shekuj me radhë, të jetojë në një shtet të përbashkët me serbët. Madje, jep një sqarim mjaft realist për shpërbërjen e Jugosllavis, ku konstaton se Kosova nuk ka qenë ajo që e shkatërroi fedratën jugosllave, por vetë Serbia millosheviqjane, e cila sot përpiqet të arsyetohet ndaj vendeve ballkanike dhe botës me fakte të paargumentuara dhe të kamufluara, të tregojë se ka qenë vetëm për ekzistimin e Jugosllavisë dhe mbrojtjes së tërsisë teritoriale te saj. Ndërkaq, veprimet e saj antinjerëzore gjatë shpërbërjes së shtetit jugosllav dhe luftërat shkatërruese dhe gjakëderdhëse që ndodhë, dëshmojnë qartë se kush pat qenë ai që solli një shkatërrim dhe një katastrofë njerëzore.


Qëndrimi diskriminues i qeverisë serbo-sllave ndaj Kosovës

Qeveritë jugosllave nën ndikimin e fuqishëm të asaj serbe, vazhdimisht kanë pasur një qëndrim diskriminues ndaj Kosovës dhe popullatës shqiptare kosovare e më gjerë, nënvizon ky analist, mund të shihet në krijimin e shteteve sllave gjatë shekullit të kaluar. “Çlirimin” e Kosovës në vitin 1912 e ngarkoj vetë në qafë politika elite agresive serbe. Lejën për aneksimin, jo vetëm të Kosovës, por edhe më gjerë, Mretëria Serbe dhe ajo e Malit të Zi, e fituan nga fuqitë e asaj kohe në vitin 1913. Mëkatën themelore, thotë Bebler, për krijimin e problemit kosovar me Serbinë e patën ndarë edhe Rusia cariste, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia. Faji i tyre shihet në atë se, Serbisë vazale e Rusisë, i ndanë toka shqiptare pa dëshirën e popullit shqiptar kosovar që aty ka qenë më i numërt. Me një vendim të këtillë iu krijua problem kolonial Mbretërisë Serbe. Këtë plagë të pashëruar e trashëguan edhe qeveritë e mëvonshme, të asaj SKS, Mbretërisë Jugosllave, pastaj edhe të Jugosllavisë së pas Luftës së Dytë Botërore (komuniste).

Shqiptarët kosovarë, të vetëdijshëm me atë se çka u ndodhi nga fqinjtë e vet dhe nga fuqitë e kohës të cilat vazhdimisht e përkrahën Serbinë (kuptohet, duke mbrojtur interesin e vet) thotë Bebler, asnjëherë nuk u pajtuan që të jenë nën zgjedhën serbe. Kjo mund të shihet në vitin 1941, kur Mbretëria Jugosllave okupohet nga trupat gjermane e italjane. Këtë ndërhyrje të jashtëme shqiptarët e quajtën çlirim të tyre nga okupimi serbo-sllav, ndaj dhe një numër i kosiderueshëm nuk iu bashkangjitën lëvizjes partizane-jugosllave për çlirim. Këtë qëndrim të shqiptarëve serbët e quajtën bashkëpunim me okupatorin.

Edhe pse në dukje mund të shihet se pozita e shqiptarëve në Jugosllavinë e Titos është përmirësuar, përsëri mund të thuhet se Shqiptarët nuk kanë pasur një status kolektiv me popullatën joshqiptare (sllave). Kjo mund të dëshmohet me himnin “Hej Sloveni” , madje edhe në dallimet kushtetuese, “Popull” e “Pakica kombëtare” ose “Kombësi”(kjo qe gjer më 1968). Me krijimin e Federatës Jugosllave, të gjithë popujve sllavë ju dha e drejta të formojnë republikat e tyre, ndërsa shqiptarët edhe pse me shumicë në kosovë dhe më të numërt nga tre popujt sllavë (Maqedonë, Malazezë e Sllovenë), e patën vetëm atë të drejtë të mbeten si krahinë autonome nën Serbinë. Me këtë udhëheqësia shtetërore Jugosllave publikisht deklaronte se definitivisht është zgjidhur çështja kombëtare. Deklaratave të këtilla ka pasur edhe autorë sllavë që nuk u kanë besuar, të cilët kanë dashur që ta shikojnë të drejtën e çështjes kombëtare në këtë vend multietnik. Popullata shqiptare vazhdimisht pat luftuar për statusin e vet të barabratë me popujt e tjerë. Kërkesave të karakterit të këtillë qeveria jugosllave iu është përgjigjur me një dhunë të paparë, duke përdorur tanka dhe mjete të ndryshme luftaraka të sofistikuara, madje edhe polici speciale për të shtypur shqiptarët. Promotorët e kërkesave të tilla ishin cilësuar si nacionalistë dhe antishtetërorë dhe qenë ndëshkuar dhe dënuar me masa më të rrepta antinjerëzore. Bile një prej tyre (Adem Demaçi) qe në burg gjithsej 28 vjet.

Pas vdekjes së udhëheqsit të përjetshëm Jugosllav, Josip Broz Tito-s, kërkesat e shqiptarëve për një status të barabartë u rritën akoma më tepër. Edhe tani kërkesat shqiptare u shtypën me një dhunë të paparë. Kështu, në demostratat e vitin 1981, nga dhuna e ushtëruar serbo-sllave, vetëm në Prishtinë pati mbi 10 viktima (studentë e fëmijë) të cilët regjimi i asaj kohe nuk i pat publikuar. Udhëheqësia serbë pat kërkuar nga republikat e tjera që të tregojnë solidaritet në masat që ndërmerte regjimi shtetëror ndaj shqiptarëve. Mirpo, ndërkohë, filloi të paraqitet një farë reakcioni i zinxhirtë i mospajtimit në mes republikave, gjë që solli në ashpërsimin e marëdhënieve të tyre me Serbinë.


Shpërbërja e shtetit artificial

Megjithatë, analisti Bebler, nuk është i mendimit se Kosova do të ishte faktori themelor i shpërbërjes së Federatës Jugosllave. Këtë ai e shikon në zbutjen e tensioneve në mes dy blloqeve-të lindjes e të perëndimit, në demonstrat që u paraqitën në Evropën Lindore dhe me të në shkatërrimin e bllokut komunist, pastaj edhe në krizën ekonomike që e kaploi Jugosllavinë. Problemi i Kosovës solli në tensione politike në vend, në mes vetë popujve sllavë. Asnjë prej tyre nuk ka dashur të jetojë në Jugosllavi bashkë me serbët dhe me Serbinë naciste të Millosheviqit. Refuzimi i Shqiptarëve të Kosovës për të mosjetuar në shtetin Sërb, nënvizon Bebler, ka shumë arsye. Problemi i Kosovës zbuloi shumë gabime strukturore të Jugosllavisë, të cilët për kohë të gjatë kanë qenë kundër parimeve të demokracisë. Me shkeljen e të drejtave njerëzore në Kosovë, Jugosllavisë ju mbyll rruga për në Këshillin e Evropës, dhe me të edhe në Bashkësinë evropjane. Politika e këtillë antinjerëzore serbe në Kosovë, e solli në pyetje ekzistimin e Kroacisë e Sllovenisë me shtetin serb, nëse edhe aty ushtërohej një rezhim i egërt shtetëror serb ndaj Kroatëve e Sllovenëve. Frika e këtillë e tyre u dëshmua me masat e tjera që i ndërmori regjimi serb në Kosovë. Në vitin 1989 Kosovës iu ndërmor autonomia, me këtë Serbia filloi ta cënojë rëndë rregullin kushtetues të Jugosllavisë, i cili vazhdoj të ekzistojë vetëm edhe dy vjet. Pas 69 vjet të okupimit të Kosovës nga Serbia, nënvizon Bebler, shkatërrimi i Jugosllavisë së dytë filloi me dhunën e armatosur që filloi në Prishtinë.

Qëndrimi diskriminues serbo-sllav ndaj Kosovës, përkatësish Shqiptarëve, pasataj edhe faktorët e tjerë që i përmendëm më lartë, suallë në shpërbërjen definitive të Jugosllavisë të krijuar artificialisht, kinse me bashkim vullnetar të kombeve e kombësive të dala nga Mbretëria Jugosllave.


Lindja e shtetit të ri shkaktoi revoltë të ashpërt serbe

Menjëherë me shpalljen e pavarsis së Kosovës, në shtetin serb u paraqitën revolta masovike në popullatën dhe qeverinë sebe. Protestat politike suallë në prishjen e qeverisë dhe në shpalljen e zgjedhjeve të reja. Qeveritarët shtetërorë në forumet më të larta shtetërore filluan të japin deklarata shumë të ashpërta dhe fyese për Kosovën. Ata kërkuan që menjëher ky akt i “njëanshëm” i Parlamentit të Kosovës për shpalljen e pavarsisë dhe me të krijimin e shtetit të Kosovës, të anulohet dhe “Kosova e Metohia” të rikthehet përsëri nën sovranitetin serb. Deklarata të ashpërta në atë kohë dhanë presidenti aktual serb dhe ish kryeministri serb në atë kohë.

Më 18 Shkurt 2008 para Këshillit të Sigurimit të OKB, presidenti serb pat deklaruar se “Kosova është djepi i shtetit të parë Serb”. Kurse, ish kryeministri i qeverisë serbe para Palamentit Serb, me një reagim të shpërt pat thënë: “Kosova çdo herë ka qenë e do të jetë e Sërbisë. Kosova i takon popullit serb”. Sipas analistëve të jashtëm, këto deklarata mund të merren vetëm si parulla nacionaliste për të krijuar bindje tek popullata serbe se ndaj Serbisë është krijuar një e padrejtë historike e cila bie ndesh edhe me të drejtën ndërkombëtare.


Si qëndron e vërteta historike mbi Kosovën

Analisti Bebler është orvatur që ta nxjerrë në pah edhe të vërtetën historike të këtij rajoni, i cili me shpalljen e pavarsisë, tek udhëheqsia dhe popullata serbe u kriua një indinjatë e thellë dhe një shqiptarofobi e paparë.

Me slloganin e udhëheqsëve më të lartë shtetërorë serbë se “Kosova është Serbi”, nuk mund të shihet ndonjë garancë mbi të vërtetën historike. Nëse kjo shihet në një periudhë të kaluar trimijëvjeçare,nënvizo Bebler, rajoni asnjëherë nuk është quajtur Kosovë dhe etnikisht nuk ka qenë i banuar me popullatë sllave, ose serbe, siç pretendojnë shumë autorë serbë të bazuar në fakte dhe argumenta të shpifura në pseudoveprat e tyre të ashtuajtura shkencore. Kjo mund të shihet mire në historinë politike të vendit në dymijëvjetorin e fundit. Aty më tepër patën sunduar Romakët, Bizantinasit dhe Turqit Osmanlinj. Shteti i parë sllav që e përfshiu edhe hapësirën kosovare, nuk pat qenë shteti serb, por mbretëria bullgare. Shteti serb burimisht, nënvizon Bebler, nuk e pat përfshirë Kosovën, kjo nga fakti se shtetet serbe në të kaluarën, siç kanë qenë: Zahuma, Travunja, Pogonja, Bosnja e Rashka, qenë krijuar jashtë këtij rajoni. Kështu, për shembull, kurorëzimi i mbretit të parë serb në vitin 1077 është bërë në Zetë ( jashtë Kosovës). Po ashtu, mbretëria më e vjetër serbe e Rashkës, nga ana e pushtetarëve të mbretërisë së nemanjqëve për herë të parë qe emërtuar me emrin Serbi. Rashka (Serbia) shtrihej në veri të Kosovës, duke përfshirë pjesën më të madhe të Sanxhakut të sotëm. Me këtë lirisht mund të thuhet se manastirët e parë serb janë krijuar në hapësirën e këtij shteti, e jo në Kosovë, siç pretendojnë tani qeveritarët serbë.

Për zgjerimin teritorial në jug, përkatësisht okupimin e Kosovës,nënvizon Bebler, qeveritarët serbë të kohës, e patën shfrytëzuar rastin kur feudalët e vendeve përënidimore u nisën për një luftë të shenjtë në drejtim të lindjes për ta çliruar “Tokën e shenjtë”- Palestinën nga muslimanët. Këto luftra, që për perëndimin ishin të shenjta, ata i quajtën “Kryqëzata”. Ushtëria e kryqëzatorëve duke shkuar për në Palestinë, e pat sulmuar Bizantin të krishterë dhe kryeqendrën e tyre Stambollin, e patën plaçkitur, kurse në vitin 1204 e patën hedhur nga froni mbretin bizant. Situata e këtillë mundësoj zgjerimin e shtetit serb në territorin e Bizantit, në jug të Rashkës, duke përfshirë këtu edhe Maqedoninë dhe një pjesë të Greqisë Veriore. Me këtë rast, në vitin 1216, zhupanët serbë territorieve të tyre ja bashkëngjitën edhe tokën e okupuar që ata e quajtën Kosovë e Metohi.

Është për t’u theksuar fakti se, sipas të dhënave që ofron analisti Bebler, ushtëria serbe në tërë kohën e kaluar, Kosovën e pat okupuar pesë herë dhe, që të pesta herë, prej Kosovës është detyruar të tërheqet me forcë. Herën e fundit, ndoshta edhe për çdo herë, ushtëria dhe policia serbe nga Kosova është tërhequr në qershor të vitin 1999, me intervenimin e forcave të armatosura të NATO-s. Nëse shihet historikisht në 20 shekujt e kaluar, nënvizon ky analist, pushtetarët serb me Kosovën kanë sunduar vetëm përafërsisht dy shekuj e gjysëm, prej vitit 1216-1459. Edhe në këtë kohë toka Kosovare nuk ka qenë qendër politike e shtetit mesjetar serb. Pushtetarët serbë selinë e tyre e kanë pasur jashtë Kosovës, në Rashkë, pastaj edhe në Shkup, kurse Kosovën e kanë vizituar vetëm atëheren kur kanë dashur t’i vizitojnë pronat e tyre të rëmbyera me forcë. Sundimtari më i dalluar serb në vitin 1346 qe krunëzuar në Shkup si “Mbret i Serbëve, Grekëve, Bullgarëve e Shqiptarëve”. Po ashtu, edhe selia e knez Llazarit, ka qenë jashtë territorit të sotëm kosovar- në Krushevc.

Sundimi serb në Kosovë pat qenë gjer në vitin 1459 kur shkatërrohet shteti mesjetar serb. Prej kësaj kohe, Kosova gjer në fillm të shekullit XX, bie nën sundimin Osman, për gati 450 vjet. Serbia pra, për një kohë shumë të gjatë Kosovën nuk e ka pasur brenda kufijve të vet. Këtë e dëshmojnë edhe shumë fakte të tjera historike të cilët e mohojnë suprimacionin serb ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. Nga kjo shihet se Kosova asnjëherë s’ka qenë territor I Serbisë, siç pretendon udhëheqsia e sotme serbe.


Argumentet kishtare nuk e dëshmojnë të vërtetën historike

Qeveritarët serbë, pasi kanë dhënë “orgumente të pakontestueshme” të bazuar në fakte kinse historike, se Kosova për çdo herë ka qenë territor serb, dhe se, shpallja e pavarsisë, që ata e quajnë të njëanshme, është cënim i rëndë i integritetit territorial të Serbisë, shkuan akoma më tutje. Ata tani filluan të bazohen edhe në të dhëna kishtare e kulturore (këto të fundit nuk ekzistojnë), të cilat, sipas tyre, pikënisjen e paskan në truallin kosovar. Mirpo kjo, vë në dukje ky analist, nuk mund të merret si fakt, i cili mund ta nxjerrë në pah të drejtën historike (kishtare) serbe mbi Kosovën, sepse nëpërmjet tyre mund të dëshmohet vetëm e kundërta.

Që këto konstatime të udhëheqësisë së sotme serbe janë të papërfillta, mund të shihet edhe nga të dhënat të cilave ata vetë iu referohen. Kështu, për shembull, edhe pse kurorëzimi i kryebiskupit serb është bërë në Pejë, nuk mund të merret si fakt sepse ky qytet asnjëherë nuk ka qenë seli burimore e kishës pravosllave serbe. Të dhënat tregojnë se seli e vërtetë e kishës pravoslave serbe (KPS) ka qenë jashtë territorit të sotëm kosovar, në manastirin Zhiça, të cilin në atë kohë e pat përfshirë zjarri.

Në një periudhë prej rreth 200 vjet (1557-1766), me kishën pravosllave serbe nuk patën udhëhequr shpirtërorë serbë. Këtë, siç shihet në analizën e Bebler-it, e patën bërë biskupët grekë nga Stambolli, të cilët, për kulturën dhe identitetin kombëtar serb, nuk patën ndonjë interes. Madje, Peja, për të cilën ata pretendojnë se ka qenë selia kishtare e tyre, qysh para 242 vjet nuk është më seli e KPS (kisha pravosllave serbe).

Argumentet kishtare, shikuar historikisht, nuk janë një dëshimi e fortë që të tregojnë se serbët e kanë të drejtën historike mbi kosovën.


Ndryshimin etnik të Kosovës nuk e kanë shkaktuar shqiptarët, por disfatat serbe

Sipas qeveritarëve serbe, ndryshimet etnike që kanë ndodhur në Kosovë, barën kryesore e bartin shqiptarët. “Konstatimi i këtillë”, sipas tyre, ka ardhur nga fakti se “pakica”shqiptare vazhdimisht paska bërë presion të paparë ndaj “shumicës” serbe e cila aty jetuaka me shekuj përpara. Mirpo, nga ana tjetër, analisti Bebler, në sajë të të dhënave që i ofron, nuk është i këtij mendimi. Faktet historike, nënvizon ai, dëshmojnë diçka tjetër, që nuk i shkon për shtat as politikës aktuale serbe dhe as studiuesve serbë të cilit vazhdimisht janë duke nxjerrë fakte të imagjinuara se kinse shqiptarët janë ata që e kanë detyruar popullatën e etnitetit serb të largohet nga vatrat e tyre që ata i quajnë shekullore.

Nëse shihen ndodhitë historike në të kaluarën, thotë ai, del në shesh se të gjitha ndodhitë që kanë ndodhur në këtë hapësirë nuk kanë qenë në favor të serbëve. Çdo luftë e paraqitur pat mbaruar në disfatë të tyre, kuptohet pastaj kjo ka pasur reperkuse në vetë strukturën etnike. Pas çdo disfate luftarake, serbët kanë qenë të detyruar ta lëshojnë truallin e Kosovës. Kjo ka ndodhur edhe me shpërnguljen e madhe të popullatës serbe në drejtim të veriut që ndodhi në vitin 1690, nën udhëheqjen e patriarhut të kishës pravosllave serbe, Arsenije III Çernojeviq. Pra, nësajë të ndodhive të këtilla aty është zvogëluar numri i popullatës joshqiptare, e jo siç mendohet e kundërta.

Për numrin e pakët të serbeve në truallin kosovar, dëshmojnë edhe studimet antropogjeografike të studiuesit të dalluar serb, Jovan Cvijiq. Ky studiues gjatë studime të bëra në këtë fushë shkencore, edhe pse nuk ka qenë realist kur është bërë fjalë për çështjen shqiptare, në vendet ku qenë kishta e manastiret serbe në Kosovë, pat numëruar rreth 140 familje joshqiptare. Një numër që është i pakonsiderueshëm. Nëse ai vazhdonte akoma më tutje t’i numëronte familjet joshqiptare, me siguri që nuk do të gjente një numër, i cili do të ishte dëshmi për prezencën e dalluar të etnitetit serb. Me numërime të këtilla janë marrë edhe autorë të tjerë serbo-sllavë, si: Atasije Urosheviq, Jovan Trifunoski, e shumë të tjerë pasues të shkollës antropogjeografike cvijiqjane. Që të gjithë, edhe pse janë munduar ta fshejnë realitetin, vetë kanë dëshmuar se aty popullata joshqiptare ka qenë me numë më e paktë.

Sot, kur në numrin e përgjithshëm të popullatës kosovare, etniteti serb përafërshit është 5%, me kurfarë kriteriumi nuk është e arsyeshme që ky territor t’i takojë Serbisë. Këtë nuk e arsyetojnë dhe nuk e përfillin as rregullat juridike ndërkombëtare. Edhe e kundërta, sikur të ishte rast me ndonjë etnitetin tjetër në hapësirën serbe, këta të fundit asnjëherë nuk do pajtoheshin që të ndodhte një gjë e tillë, pasi përqindja e vogël për ata po ashtu do të ishte e papërfilltë.


Qëndrimet serbe ndaj Kosovës të njëjta si ato të Italisë ndaj Sllovenisë

Sipas “argumenteve” serbe, shpallja e pavarsisë së kësaj “krahine serbe” është një akt kundër ligjor dhe thyerje e rëndë e rendit kushtetues të Republikës së Sërbisë dhe të ndrejtës ndërkombëtare. Mirpo kjo tezë serbe, konstaton Bebler, ka pasur shumë dimensione në raportet në mes Kosovës e Serbisë gjatë sundimit Osman. Gati një të tretën të Vilaetit të Kosovës në këtë kohë, Serbia me pa të drjetë e pat okupuar. Politika agresive- ekspanzioniste serbe me qëllim okupimi të trojeve të huaja, ka vazhduar edhe gjatë dinastisë së Obrenoviqëve e Karagjorgjeviqëve. Në këtë mënyrë, vë në dukje ky analist slloven i dalluar në fushën shkencore, se Serbia qe shndërruar në një forcë dhunuese miniimperialiste.Qëndrimet serbe ndaj Kosovës i krahason me ato të Italisë në bregdetin slloven, në Notranjsko dhe në Istër. Ndoshta nuk qe e rastit kur Fuqitë e Mëdha në vitin 1915 në konferencën e Londrës ja plotësuan dëshirën Italisë, ashtu siç e bënë edhe me Serbinë që ja dhuruan pjesën perëndimore të Kosovës me Prizrenin . Ndaj mund të thuhet se çdo argument serb kundër secesionit të Kosovës nuk e dëshmon të drejtën juridike, sepse ajo asnjëherë nuk qe e Serbisë. Gjatë okupimit të Kosovës rezistenca shqiptare në vitin 1912 qe e dobët, ndaj ushtëria serbe shumë shpejt depërtoj në Kosovë, dhe për një afat të shkurtër mbërrijti në bregdetin Adriatik dhe okupoi një pjesë së Shqipërisë veriore, duke përfshirë edhe portin e Durrësit. Në këtë kohë aty etniteti serb ka qenë numerikisht shumë i vogël, për të mos thënë se aspak nuk e ka pasur.

Për tmerret e politikës shfarosëse serbe në Kosovë, në periudhën 1912-1915, flasin faktet e dëshmuara historike. Në këtë periudhë kohore janë vrarë nga forcat kriminele serbe mbi 25 000 shqiptarë të pafajshëm. Informacione rëngjethëse patën dhën shumë korespondentë të agjecive të ndryshme të kohës. Politikën agresive serbe ndaj popullatës shqiptare e më gjerë, e pat dënuar ashpërt edhe vetë serbi, Dimitrije Tucoviq. Tuciviq fjalët “Kosovë” e “Metohi” i pat përdorur si emra historike të vendeve mesjetare serbe, sepse, sipas tij, territori i Kosovës mund të quhet vetëm si pjesë e Shqipërisë Veriore.

Me qëndrime antiserbe paraqitet edhe kritikuese më i madh i regjimit të Titos, malazezi Millovan Gjillas, vë në dukje analisti Bebler. Gjillas, sipas tij, e vlerëson lartë veprën e Tucoviq-it,“Srbija i Albanija” (shqip: “Serbia e Shqipëria”). Në këtë vepër, Tucoviq nxjerr në pah të gjitha padrejtësitë që i pat bërë qeveria serbe ndaj shqiptarëve, ndaj ka qenë edhe kundërshtari më i fuqishëm i politikës antishqiptare serbe.


Disa fuqi të mëdha të kohës e përkrahën bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Fuqitë e mëdha, si Austro-Hungaria dhe Italia, në të gjitha fazat e konferencës londoneze, i patën dhënë përkrahje kërkesës së Shqipërisë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Megjithatë, nga presioni i madh që e patën nga Rusina, ato qenë të detyruara që të pajtohen në përvetësimin e Kosovës nga ana e Serbisë. Edhe pse në këtë kohë (1913) Austro – Hungaria e detyroj ushtërinë serbe të tërhiqet nga bregedeti shqiptar i okupuar, përfshirë aty edhe Durrësin, shqiptarët e Kosovës përkrahjen e fuqive të mëdha qenë të detyruar ta presin plot 95 vjet, nënvizon analisti Bebler.

Betejën që e pat bërë Serbia kundër Perandorisë Osmane për “çlirimin” e Kosovës, e cila në atë kohë ka qenë me popullsi më të madhe shqiptare, qe bazuar në disa “fakte” të cilët, sipas tyre, kanë pasur mbështetje të fuqishme shkencore. Diplomacia e mbretërisë serbe së asaj kohe, përfshirë edhe atë të sotmen, bazohej në disa fakte: 1. Civilizimi më i lartë i serbëve në krahasim me atë të shqiptarëve; 2. Në të drejtën historike në emrin e Kosovës, prej shek.XIII gjer në atë XV dhe 3.Në vërtetimin se në Kosovë shumicën e përbën popullata sebe.

Tezat e këtilla nënvizon analisti në fjalë, janë në kundërshtim me faktet historike. E para, brutaliteti i ushtërisë serbe gjatë okupimit të trojeve shqiptare, plaçkitjet dhe shkatërrimet e pasurive shqiptare, torturat policore dhe përdhunimet e paskajshme ndaj popullatës më të numërt në këtë rajon, qysh me kohë e patën diskualifikuar shtetin serb si bartës të civilizimit evropjan. E dyta, pranimi global i emrave historike të shek.XV do të sillte në një gjakëderdhje të paparë në rishikimin e kufijve dhe në një haos gati në tërë kontinentin e Evropës. Në këtë rast, vë në dukje analisti Bebler, gjysma e Francës do t’i takonte Britanis së Madhe; pjesa më e madhe e Spanjës Portugalisë dhe Marokos; Greqia dhe Bullgaria Turqisë; Finlanda dhe Estonia në tërësi Suedisë; kurse Çekia Austrisë. Kështu ka raste e me vende të tjerë në Evropë, pa edhe në Serbi me rastin e Vojvodinës. Kjo pra, sipas kuptimeve të politikës serbe, do duhej të ndodhte në kontinentin e vjetër. Mirpo kjo nuk po ndodh pasi këto janë çështje të mbyllura dhe i takojnë së kaluarës historike.


Dhunën në Kosovë e shkaktuan vetë serbët e jo shqiptarët

Shpalljen e pavarsisë së Kosovës, Qeveria serbe e quajti “akt të dhunshëm” ndaj sovranitetit dhe integritetit të një shteti anëtar të OKB dhe cënim të rëndë të kushtetutës së vendit, e cila Kosovën e quan si pjesë përbërëse e territorit serb. Madje, ky qenka mjë akt i njëanshëm në kundërshtim të të gjitha normave ligjore ndërkombëtare. Nga ky shkak tek popullata serbe, shqiptarofobia u rrit aq tepër sa që në tërë territorin e vendit u paraqitën revolta antishqiptare, të cilat kulminacionin e patën në krueqendrën e tyre- Beograd. Qeveria serbe edhe me tutje vazhdon te protestoje kundër shpalljes së pavarsisë. Dhuna dhe terori serb në Kosovë u rit në fund të dekadës së fundit të shekullit të kaluar, kurse kulminacionin e mbrijti gjatë sulmeve të NATO-s për dëbimin e forcave kriminele serbe nga Kosova. Sipas të dhënave të Komesariatit të Lartë të OKB, në vitin 1998 (para sulmeve të NATO-s) nga Kosova me forcë u dëbuan rreth 350 000, kurse gjer më 13 qershor të vitit 1999 përafërsisht 1.5 miljonë banorë, kryesisht shqiptarë kosovarë. Këto janë të dhëna të cilave iu referohet ky analist. Me këtë vë në dukje ai, Serbia e cënoj rëndë Rezolutën 1199 të Këshillit të Sigurimit të OKB. Në këtë kohë edhe pse iu bënë disa vërjetje regjimit jugoserb, regjimi i këtillë vazhdoj edhe me tutje ta zbatojë politikën e vet agresive gjenocidale. Udhëheqsi i asaj kohe, ultranacionalisti dhe krimineli serb i asaj kohe, Sllobodan Millosheviq, ka qenë i ndërgjegjshëm se çpo i ndodh dhe me të po e humb Kosovën, nuk ndërmori ndonjë aksion pozitiv nga shkaku që të mos mbetet në historinë serbe si udhëheqës që e humbi Kosovën, kështu konstaton analsti Bebler.

Pas të gjitha torturave dhe krimeve që i pat bërë regjimi serbokriminel në Kosovën e kolonizuar prej vitit 1912 gjer më 1999, shpallja e pavarsisë së Kosovës ka qenë në pëlqim të plotë me normat e së drejtës ndërkombëtare të cilat në vitin 1960 i pat aprovuar Asambleja e Përgjidhshme e OKB-së në Deklaratën e dhënies së pavarsisë së popujve të kolonizuar. Këtë e dëshmoj edhe Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë me seli në Hagë, sipas të cilit shpallja e pavarasisë së Kosovës së kolonizuar nuk është një akt i njëanshëm siç deklarojnë serbët, por është në përputhje të pltotë me të gjitha normat ligjore ndërkombëtare.

Me analizën që e bën studiuesi slloven Anton Bebler, shumë qartë mund të shihet se Kosova, që sot është shtet i pavarur e sovran, asnjëherë nuk ka qenë territor i Serbisë, përkundrazi ajo ka qenë vetëm e kolonizuar nga Serbia edhe atë, në mesjetë dhe në shekulliun e njëzet. Ndaj Serbia tani s’ka se ç’kërkon, ajo s’mund ta japë të veten, por s’mund ta marrë edhe të huajën, sepse nuk i takon.

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 37
Location : kamenicë

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi