Forumi www.KosovaForum.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Tërësisht Shkencë e Teknologji
UFO - ALIEN EmptyTue Jan 31, 2012 5:04 pm nga Gon!

» Univers No Limit
UFO - ALIEN EmptyTue Jan 31, 2012 4:39 pm nga Gon!

» UFO - ALIEN
UFO - ALIEN EmptyTue Jan 31, 2012 4:31 pm nga Gon!

» Telefonata nga persona te vdekur
UFO - ALIEN EmptyTue Jan 31, 2012 3:20 pm nga Gon!

» Kush janë masonët? NWO?
UFO - ALIEN EmptyTue Oct 25, 2011 11:02 am nga Gon!

» Bio Shkenca
UFO - ALIEN EmptyTue Oct 25, 2011 10:13 am nga Gon!

» Tulipani numër 49 është shqiptar
UFO - ALIEN EmptyTue Oct 25, 2011 10:03 am nga Gon!

» Populli me fuqi të mbinatyrshme
UFO - ALIEN EmptyTue Oct 25, 2011 10:01 am nga Gon!

» E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN
UFO - ALIEN EmptyMon Oct 24, 2011 10:49 am nga Gon!

identifikimi

Harrova fjalkalimin

March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 23 më Tue Jun 16, 2020 2:53 pm

UFO - ALIEN

Shko poshtë

UFO - ALIEN Empty UFO - ALIEN

Mesazh  Gon! Mon Oct 24, 2011 2:17 pm

Anglia hap dosjet e UFO-ve në internet

UFO - ALIEN A_380

Dëshmitë e nxjerra nga arkiva sekrete të publikuara në internet rrëfejnë për objekte trekëndore me drita blu dhe të kuqe pranë bazave ushtarake si dhe kontaktet e alienëve me njerëz.

Pas një periudhe të gjatë tentativash për të mbajtur fshehura dosjet X, Britania e Madhe ka vendosur të publikojë materialet e mbuluara nga pluhuri të arkivit qendror që lidhen me sinjale dhe objekteve fluturuese, shpesh të paidentifikuara, por që kanë të bëjnë me vizitorë jo të rastësishëm. Dosjet janë publikuar në faqen e internetit të arkivës kombëtare të shtetit britanik dhe vizitorët mund të shuajnë lirshëm kuriozitetin me materiale të shkruara, por edhe video, të cilat janë të regjistruara nga vitet 1978 deri në 1987, periudhë që mendohet se ka pasur më shumë frekuentime nga vizitorët përtej galaksive.

Përpos periudhës kur edhe janë publikuar dosjet sekrete, specialistët konfirmojnë se që nga vitet 1950 deri në ditët e sotme, mendohet se numri i këtyre fenomeneve arrin në plot 11 mijë raste. Shumë prej tyre kanë hapur debate në Angli, aq sa media ka hamendësuar shpesh ose ka dhënë shpjegime të pasakta, që nuk përputheshin me objektet. Për këtë qëllim edhe qeveria më në fund është dorëzuar pas kurioziteteve të shumta që qytetarët britanikë kanë kërkuar për të zbuluar rreth këtyre mistereve.

Në fakt, dëshmitë e gjalla të publikuara në faqen e internetit tregojnë se objekte dhe personazhe të çuditshëm shoqërojnë shpesh avionët ushtarakë dhe ato civile gjatë udhëtimeve të tyre, qytetarë të zakonshëm kanë kontakte të shpeshta me ta, por që mbeten ende të pavërtetuara shkencërisht. Por, ajo që i bën këto filmimeve dhe materiale interesante është fakti se ato janë sekuestruar pak pas denoncimit të rasteve dhe pas një periudhe studimi shkencor, janë depozituar në zyrat e arkivit qendror të shtetit.


Hapja e dosjeve

Në raportin e saj Ministria e Mbrojtjes britanike sqaron se ka gjetur zgjidhje për 90 për qind të rasteve të pretenduara si fenomene të ufologjisë, por në 10 për qind të tyre ka ende dyshime të forta, mister për objektet apo persona ende të paidentifikueshëm nga shkencëtarët, çka dëshmon se nuk jemi vetëm. Sipas raportit, del se në të gjitha rastet e studiuara nuk ka asnjë shenjë që flet realisht për kërcënim apo rrezik të sigurisë së vendit, prandaj në disa raste nuk janë kërkuar fonde shtesë për të studiuar më tej këto fenomene të ufologjisë.

“Nuk ka dyshim që disa raporte do të mbeten sërish të pashpjegueshëm, por kjo për shkak se nuk kemi gjetur prova të mjaftueshme për të dhënë sqarime të detajuara rreth këtyre fenomeneve, aq më tepër që nga ajo që kemi vëzhguar, nuk kemi hasur asnjë kërcënim serioz, që t’i kalojë për shqyrtim Ministrisë së Mbrojtjes”, - thuhet në një prej raporteve zyrtare të vitit 1985. “Në dosjet sekrete nuk ka realisht prova të sakta që tregojnë praninë e dukshme të qenieve me ngjyrë të gjelbër. Në pjesën më të madhe të rasteve të paraqitura, ato mund të jenë drita avionësh apo meteorë, por ama nuk duhet mohuar fakti që një pjesë e rasteve të dyshuara deri tani janë ende të pazgjidhura, kanë mbetur mister pasi janë të pashpjegueshme për ne, disa edhe prej shumë vitesh kërkimesh intensive shkencore”, - shpjegon Nick Pope, specialist prej 21 vitesh i këtyre fenomeneve në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ai shpjegon se në pjesën më të madhe të rasteve ato janë të frymëzuara nga kinemaja dhe për këtë duket se faji bie ndaj regjisorit Steven Spielberg. Ndërkaq në listën e vendeve që ka hapur dosjet sekrete që lidhen me fenomene të tilla renditet edhe Franca, e cila ka ulur ndjeshëm fondet që shkojnë për çështje të tilla, pasi deri tani asnjë nga rastet nuk ka rezultuar i vërtetë apo të ketë prova që shfaqin hapur praninë e alienëve.


Dëshmitë

Ndër disa prej rasteve më të përfolura dhe të publikuara në internet është ai i vitit 1883, kur një peshkatar 78-vjeçar, pranon se disa alienë kishin zbritur mbi liqen dhe ishin takuar me të, madje kishin biseduar për disa çaste së bashku, edhe pse ai nuk kishte kuptuar asgjë nga gjuha e tyre. Përpos ngjyrës tejet të përfolur të UFO-ve që u dëshmua se ishin të gjelbër, peshkatari kishte pranuar se ata nuk e kishin marrë me vete, pasi ishte shumë plak për eksperimente apo kërkime shkencore, që mendohet se ishin edhe arsyeja e vizitës së tyre në tokë.

Një tjetër dëshmi jo vetëm e shkruar, por edhe e regjistruar me imazhe video ka qenë rasti i një anije aliene, e cila kishte zbritur mbi lumin Mersey, në veri të Anglisë. Por, ajo që e bën gati të pabesueshëm historinë është dëshmia e një gruaje, e cila pranonte se kishte krijuar miqësi të ngushtë me një UFO të quajtur Algar, por marrëdhënie e tyre ishte ndërprerë, pasi ajo kishte rrëfyer historinë e saj dhe u kishte treguar filmimet e anijes së tyre disa ekspertëve.

Historitë e publikuara, njëlloj si edhe kjo e fundit shpesh kanë qenë paksa të pabesueshme, ndërkaq arkiva qendrore ka deklaruar se në vitet në vijim pritet të publikohen edhe 200 raste të tjera, që pritet të ngjallin shumë interes për publikun. Ndërkaq, ndër kontaktet me UFO, një ndër më interesantet është ai i një piloti civil të Royal Air Force dhe kontrollorëve të trafikut ajror britanik, të cilët rrëfejnë se gjatë gjurmimeve me radar kanë në praninë e objekteve fluturuese shumë pranë avionit, por që nuk mund të shihej me sy të lirë. Kjo histori u kthye një ndër rastet më të hetuara, pasi sipas ekspertëve rezultonte se objekti ishte pak metra larg avionit në fluturim dhe realisht ai nuk mund të shihej me sy, ndërkaq që radari i avionit dhe kontrollit ajror konfirmonte praninë e anijes aliene, rast që ka mbetur ende pa asnjë shpjegim shkencor.

Por më i famshmi mbetet pikërisht rasti i shfaqjes së disa dritave të forta që janë kapur nga filmimet amatore shumë pranë bazës ajrore amerikanë në pyllin Rendlesham në Anglinë Qendrore. Dritat nxitën autoritetet për të nisur një hetim intensiv. Ngjarja ka ndodhur saktësisht në 27 dhjetor të 1980-s, ku tre burra nëpërmjet dëshmive të tyre pranuan se gjatë turnit të natës u ndeshën me një dritë të fortë aspak normale në pyll, së cilës nuk mund t’i afroheshin. Kjo vizitë u përsërit për disa ditë rresht gjatë natës, ndërkaq që komandanti i bazës ushtarake në raportin zyrtar shkruan se objekti ishte trekëndor me drita blu dhe të kuqe.

Gjatë hetimit rezultoi se në vendin ku ishte ulur anija aliene kishte shenja të dukshme : pemët ishin thyer në mes brenda në pyll dhe mendohet se ato ishin edhe shenjat e uljes në tokë të një objekti fluturues. Ky hetim mendohet se ka qenë një ndër më të gjatët në historinë e ufologjisë në Angli, pasi sipas ekspertëve duke iu referuar të dhënave dhe dëshmive të fenomenit, ato ishin kryekëput të ngjashme me ato që ishin regjistruar pak kohë më parë në Rosswell, vend ku u përfol gjatë në media se pas rrëzimit të një anije aliene u gjet një trup, i cili u studiua për disa vjet rresht nga amerikanët, por realisht nuk doli asnjëherë një rezultat i këtij kërkimi.


Historia e Rosswell

Një banor i qytezës amerikane Rosswell, e njohur për përplasjen e UFO-s në vitin 1947 në rrethinat e saj, në fillim të muajit janar pa një objekt të çuditshëm metali mbi qiellin e njërës prej rrugëve kryesore të qytezës. Natyrisht ai është i bindur se ka parë një UFO. Michael Schiavello nga Rosswelli më 13 janar rreth orës 17:30, teksa po shëtiste në qytet, mbi rrugën “Main” pa një objekt të vogël shkëlqyes duke lëvizur në ajër, madje tërë këtë pamje ai arriti edhe ta fotografojë. “Rreth orës 17:30, po shëtisja dhe pashë objektin i cili po lëvizte në qiell. Fillimisht mendova se mos është ndonjë balonë.

M’u duk si tepër i vogël ose ndoshta pak më i madh sesa një balonë, por kur iu afrova e kuptova se nuk bëhet fjalë për balone”, - tha ai. “Objekti kishte ngjyrë metalike të ngjashme me aluminin dhe lëvizte me shpejtësi horizontale, edhe pse nganjëherë dukej sikur kërcente poshtë e përpjetë në ajër”, - tha një dëshmitar i cili edhe vetë se di se çfarë kishte parë saktë dhe për këtë arsye ai kontaktoi një agjenci e cila merret me hulumtimin e UFO-ve.

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 37
Location : kamenicë

Mbrapsht në krye Shko poshtë

UFO - ALIEN Empty Re: UFO - ALIEN

Mesazh  Gon! Tue Jan 31, 2012 4:31 pm

Alienet mund te shkaterrojne njerezimin per te mbrojtur nje qyteterim tjeter, thone shkencetaret

UFO - ALIEN Images
Rritja e shkarkimit te gazrave sere mund te binde alienet se ne jemi nje rrezik qe po perhapet me shpejtesi paralajmeron nje raport per NASA-n, njofton guardian.co.uk

Shkencetaret pohojne se kjo nuk mund te jete nje arsye bindese per te ulur nivelin e gazerave sere, por reduktimi i emetimeve qe ne bejme mund vetem te shpetoje njerezimin nga nje sulm parandalues i alieneve.

Duke pare prej se largu, qeniet jashtetokesore mund te verejne ndryshimet ne atmosferen e Tokes, si nje tregues te nje qyteterimi qe po rritet jashte kontrollit dhe per kete te nderrmarin masa drastike per te na ndaluar para se te behemi nje rrezik serioz, shpjegojne studiuesit.

Ky skenar shume spekulativ eshte nje nder disa te pershkruar nga nje shkencetar i asociuar i Nasa-s dhe koleget e tij te Pennsylvania State University, te cilet shprehen se, ndersa konsiderohet si i pamundur, ky mund te behet real ne nje te ardhme kur njerezimi te marre kontakt me jashtetokesoret.

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 37
Location : kamenicë

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi