Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Tërësisht Shkencë e Teknologji
Tue Jan 31, 2012 5:04 pm nga Gon!

» Univers No Limit
Tue Jan 31, 2012 4:39 pm nga Gon!

» UFO - ALIEN
Tue Jan 31, 2012 4:31 pm nga Gon!

» Telefonata nga persona te vdekur
Tue Jan 31, 2012 3:20 pm nga Gon!

» Kush janë masonët? NWO?
Tue Oct 25, 2011 11:02 am nga Gon!

» Bio Shkenca
Tue Oct 25, 2011 10:13 am nga Gon!

» Tulipani numër 49 është shqiptar
Tue Oct 25, 2011 10:03 am nga Gon!

» Populli me fuqi të mbinatyrshme
Tue Oct 25, 2011 10:01 am nga Gon!

» E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN
Mon Oct 24, 2011 10:49 am nga Gon!

identifikimi

Harrova fjalkalimin

February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     

Calendar Calendar

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 15 më Mon Mar 12, 2012 10:29 pm

Tërësisht Shkencë e Teknologji

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Tërësisht Shkencë e Teknologji

Mesazh  Gon! prej Tue Jan 31, 2012 4:43 pm

Tërësisht Shkencë e Teknologji



Edituar për herë të fundit nga Gon! në Tue Jan 31, 2012 4:48 pm, edituar 1 herë gjithsej

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 30
Location : kamenicë

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tërësisht Shkencë e Teknologji

Mesazh  Gon! prej Tue Jan 31, 2012 4:45 pm

ADN Sistemi për të gjithë jetën në tokë!



Çdo specie, nga i zhdukuri deri te ata që tanimë vecse lulëzojnë, është vendosur për të marrë vetë barcode-in e saj të ADN-së në një përpjekje për të ndjekur më mirë ato që janë të rrezikuara, si dhe të atyre që dërgohen përtej kufijve ndërkombëtarë, si ushqim ose produkt konsumimi.



Hulumtuesit shpresojnë pajisjet celulare do të jenë në gjendje që një ditë të lexojnë këto vija me barkode digjitale me ngjyra ylberi - si skaner supermarketi - të identifikojnë llojet e ndryshme nga testimi i mostrave të indeve në vend dhe krahasimin e tyre me një bazë të dhënash dixhitale.

Barkodi Ndërkombëtare i Life Project (IBOL), i cili thotë se është biblioteka e parë në botë që i'u referohet barcodeve të ADN-së dhe projekti më i madh i biodiversiteteve në botë, është duke u ndërtuar nga shkencëtarët duke përdorur fragmente të AND-së për të krijuar një bazë të dhënash të të gjitha formave të jetës.

"Ajo që ne jemi duke u përpjekur të bëjmë është të krijojmë këtë bibliotekë globale të barkodeve të ADN-së- copra, copra të vogla të ADN-së - që na lejojnë të identifikojmë llojet.” Theksoi profesori Alex Smith, asistent i ekologjisë molekulare në një Universitet në Toronto.

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 30
Location : kamenicë

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tërësisht Shkencë e Teknologji

Mesazh  Gon! prej Tue Jan 31, 2012 4:47 pm

Si ke ardhur në punë sot? Me Shweeb



E dobishëm, argetuese dhe ekologjik. Quhet Shweeb dhe është monoshina me pedala e parë në botë.

Imagjinoni te pedaloni të “varur”në një monoshinë mbi qytet. Në praktik mund të revolucionoje trafikun e qytetit: në krahasim me bicikletën lodhesh me pakë, nuk ke rezik aksidenti me makina dhe motocikleta, në rastë shiu je i mbuluar, ndotja është zero, dhe mund ti themi lamtumir palestrës sepse gjimnastiken ditore e bëni këtu.


Ideja vjen nga Zelanda e Re, dhe është një nga pesë fituesit e iniciativës Google. Projekti 10 (100), është një konkurs me ideja me “objektiv të ndryshojn botën”.

Ky konkurs ka dhënë 10 milion dollar të destinuara për zhvillimin e pesë idejave nga mbar bota. Kanë ardhur 150.000 ideja nga gjithë bota. Pesë fituesit janë zgjedhur javën e kaluar, mbas një procesi me votim publik.




Shweeb do të marr 1 milion dollar për të zhvilluar iden dhe të transformohet në një sistem transporti. Në këtë moment egziston veç një prototip i gjatë 200 metra në një park në Zelanden e Re, në të cilën kapsulat transparente arrin të kenë një shpejtësi prej 50km/h.

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 30
Location : kamenicë

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tërësisht Shkencë e Teknologji

Mesazh  Gon! prej Tue Jan 31, 2012 4:49 pm

Peshqit që kultivojnë ushqimin e tyre



Ekipi hulumtues nga Kyoto University në Japoni, nga Shkolla Post-Diplome e Studimeve të Njeriut dhe Ambientit, ka zbuluar një lloj të peshkut i cili kultivon ushqimin e vet, algat polisifonia, në korale.

Udhëheqësi i ekipit, Hiroki Hata, deklaroi se lloji i peshkut Stegastes nigricans dhe alga polisifonia janë të varuna nga njëra tjetra.

Raste tjera të kultivimit në natyrë janë ato të bubrecave të zezë dhe bardhë të cilët rrisin lloje të ndryshme kërpurdhave.

Shkencëtarët kanë zbuluar që kur polisifonia fillon të rritet në një hapësirë, peshqit sigurohen që mjedisi të jetë i favorshëm për zhvillimin e tyre duke i larguar algat tjera.

Nëse peshqit largohen nga ajo hapësirë, algat polisifonia vdesin përshkak të algave tjera.

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 30
Location : kamenicë

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tërësisht Shkencë e Teknologji

Mesazh  Gon! prej Tue Jan 31, 2012 4:50 pm

Kanada, zbulohet mekanizmi qe mund te bllokoje kancerin

Proteina kyç për të bllokuar procesin tumorial është “S1000A10”, që gjendet në sipërfaqen e makrofageve.



Një studim i një grupi kanadez, i publikuar në “Cancer Reserch”, mund të rezultojë si zbulimi më i rëndësishëm i shekullit. Bëhet fjalë për mekanizmin për të bllokuar zhvillimin e tumoreve, duke ndaluar shndërrimin e qelizave të shëndetshme në qeliza neoplastike. Kyçi duhet të jenë makrofaget, qeliza primare të mbrojtjes së organizmit, që tërhiqen në membranën tumorale dhe “riprogramohen” për të qenë të aftë të kundërshtojnë përhapjen e të keqes në organizëm. Faktikisht do të mjaftonte të bllokohej veprimi i një proteine, që gjendet në makrofage, për të ndaluar riprodhimin e qelizave tumorale.

Proteina kyç për të bllokuar procesin tumorial është “S1000A10”, që gjendet në sipërfaqen e makrofageve. Nëse bllokohet, ndërpret mbështetjen e këtyre qelizave ndaj atyre tumorale. Pa mbështetjen e makrofagëve tumori nuk rritet. “Kjo proteinë – pohon David Waisman i Departamentit të biokimisë dhe biologjisë molekulare të qendrës së kërkimit mbi kancerin në “Dalhousie University” të Kanadasë – vepron si një palë gërshërë, që presin përmbajtjen-barrierë që krijohet rreth tumorit”. Hapi i ardhshëm i studiuesve do të jetë zbulimi i funksionimit ekzakt të proteinave “S100A10”, për të gjetur elementë farmaceutikë në gjendje për të bllokuar veprimin.

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 30
Location : kamenicë

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tërësisht Shkencë e Teknologji

Mesazh  Gon! prej Tue Jan 31, 2012 4:51 pm

NASA zgjedh raketën e së ardhmes


NASA ka zgjedhur raketën me të cilën astronautët amerikanë do të kthehen të fluturojnë përtej orbitës së stacionit hapësinor ndërkombëtar, drejt Hënës, asteroidëve dhe në të ardhmen, në drejtim Marsit.

I pagëzuar SLS (Space Launch System) është vektori hapësinor më i fuqishëm i ndërtuar nga Amerika pas Saturn-V, i impenjuar për të zbarkuar në Hënë në 1969 dhe i dizajnuar nga Wernher von Braun.

SLS mund të çojë në hapësirë nga 70 në 130 tonë, sipas nevojave dhe ky fleksibilitet arrihet duke ndryshuar arkitekturën modulare të mjetit.

Raketa është studiuar për t’u larguar nga Toka dhe të kryejë misione në thellësitë e kozmosit.

Objektivët që synohen janë ambjenti përreth Hënës dhe ndonjë takim i afruar me ndonjë asteroidë dhë më pas me ambjentin marsian me hënët e tij.

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 30
Location : kamenicë

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tërësisht Shkencë e Teknologji

Mesazh  Gon! prej Tue Jan 31, 2012 4:52 pm

Robotët për sy nga Holanda



Thijs Meenink është shkencëtar nga Universiteti teknologjik i Eindhoven, i cili ka prezantuar robotin e ri për përdorim mjekësor, më konkretisht për operime të syve.

Me robotin e ri të mençur, operacione e syrit tani do të jenë krejt më ndryshe. Siç pohojnë hulumtuesit nga universiteti dhe Meenink, i cili në të e bazon doktoraturën e vet të ardhshme, ky robot do të ndryshojë oftalmologjinë dhe do të zvogëlojë gabimet e mjekëve në njerëz, nëse jo edhe t’i zhdukë tërësisht.

Të paktë janë mjekët të cilët mund të operojnë gjatë sytë, posaçërisht me kalimin e viteve kur më nuk janë aq precizë si në rini. Roboti i ri është tmerrësisht i mençur dhe i shpejtë, posaçërisht në ndërrimin e veglave të përdorura, ndërsa përparësia më e madhe është që ofron eliminimin e tremorëve në duart e mjekëve, që do të thotë se as pas kafesë dopio, sytë e pacientëve nuk do të mund të bëhen si djathë zviceran. Që kjo të mos ndodhë përkujdeset edhe sistemi i posaçëm “master & slave”, i cili gjatë kontrollit përmes dy joystickëve, kujdeset që therjet e pandërprera me “gjilpëra” speciale të godasin gjithmonë në të njëjtën pikë. Roboti është tejet preciz kështu që secilin centimetër që kalon dora e kirurgut i përgjigjet një milimetri në syrin e pacientit.

Edhe pse nuk është në shitje sistemi robotik “master” dhe “slave” tashmë është i përdorshëm, por Meenink mendon ta optimizojë akoma në një të ardhme të afërt.

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 30
Location : kamenicë

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tërësisht Shkencë e Teknologji

Mesazh  Gon! prej Tue Jan 31, 2012 4:53 pm

Ndalet plakja tek minjtë në laborator



Shkencëtarët kanë arritur që me “shpëlarjen” e qelizave të vjetra të ndalin shenjat e plakjes, pasi që ato qeliza nuk janë ndarë më. Hulumtimin e kanë kryer në minj.

Shkencëtarët në klinikën amerikane Mayo në SHBA kanë arritur që në minjtë laboratorikë të ndalin plakjen e lëkurës, të heqin rrudhat dhe të parandalojnë humbjen e indit muskulor. Këtë e kanë arritur me “shpëlarjen” e qelizave të vjetra, pasi që ato qeliza nuk janë ndarë më. Shkencëtarët theksojnë se si zbulimi i tyre me siguri do të ketë ndikim në njerëzit e moshuar por theksojnë se si çdo gjë duhet të merret me rezervë, përcjell Bloomberg.

Jan van Deursen, udhëheqësi i hulumtimeve në klinikën Mayo, ka theksuar se si të gjitha hulumtimet i kanë kryer në minjtë e modifikuar gjenetikisht. Të gjithë minjtë janë plakur pesë herë më shumë, ndërsa qelizat “e vjetra” do të vdisnin pasi që e kanë marrë ilaçin.

Për momentin hulumtimi nuk ka pasur ndikim në jetëgjatësi, por shkencëtarët theksojnë se si kanë arritur përtëritjen e lëkurës te njerëzit. Hulumtimi do të vazhdojë edhe më tej.

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 30
Location : kamenicë

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tërësisht Shkencë e Teknologji

Mesazh  Gon! prej Tue Jan 31, 2012 4:54 pm

New York: Konkurs për zbulimin e sekreteve të jetëgjatësisë



Sekreti i jetëgjatësisë është objekti i studimit të një fondacioni i cili, ka shpallur një konkurs të veçantë për studimin e hartës gjenetike. Objekt i studimit do të jenë 100 njerëz të cilët kanë jetuar më shumë se një shekull.

Shkencëtarët do të studiojnë ADN-në e tyre për të kuptuar arsyet e jetëgjatësisë, raporton VoA.

Xhorxh Eberhart mbushi 107 vjeç muajin e kaluar dhe shkencëtarët do të donin të dinin se si ai dhe njerëz si ai mund të arrijnë këtë jetëgjatësi. Për të studiuar këtë element, shkencëtarët kanë marrë disa mostra të ADNs- së tij. Ai është një prej 100 njerëzve që kanë mbushur 100 vjeç, të cilët janë pjesë e një studimi në Nju Jork, që synon të plotësojë hartën gjenetike, duke deshifruar ADN-në e plotë të një personi.

Shkencëtarët mendojnë se ADN-ja e plotë e një personi të moshur, por të shëndetshëm, mund të japë një gjurmë ku mund të ecet për të arritur në përfundimin se pse ata jetojnë kaq gjatë. Dhe kjo mund të ndihmojë shkencëtarët në shpikjen e ilaçeve që do të ndihmonin pjesën tjetër të njerëzve të jetonin për kohë të gjatë pa sëmundje.

“Ne kemi të gjitha provat e mundshme për të treguar se pse gjenet luajnë një rol shumë të rëndësishëm tek këta individë. Ndikimi i tyre bëhet edhe më i fortë në disa mosha të caktuara dhe ne kemi menduar se për të zbuluar këto gjene mbrojëtse duhet të studiojmë njerëzit e moshuar”, thotë Dr. Tomas Perl, shkencëtar në Universitetin e Bostonit.

Ai ka ndihmuar në gjetjen e disa prej njerëzve që kanë jetuar më se një shekull, për të marrë pjesë në konkursin “Çmimi X” të fondacionit me të njëjtin emër. Fondacioni “Çmimi X”, i mirënjohur për konkurrimet për hapësirën, ofron 10 milion dollarë për shkencëtarët që deshifrojnë kodin e plotë të ADN-së së 100 njerëzve në moshë më të shtyrë se 100 vjeç. Pjesmarrja në këtë konkurrim do të vlerësohet bazuar tek saktësia, plotësia e studimeve, shpejtësia si dhe kostoja e hartimit të kodit të ADN-së.

Një prej studiuesve të hershëm të gjeneve J. Kreg Venter thotë se projekti i studimit me të moshuar që kanë jetuar më shumë se një shekull është hapi i parë për të zbuluar sekretet gjenetike të një jete të gjatë e të shëndetshme.

“Aktualisht nuk egziston teknologjia që të jetë e aftë të fitojë Çmimin X. Dy teknologjitë ekzistuese për të studiuar hartën gjenetike të një njeriu, mund të japin rezultate të ndryshme. Dhe për të plotësuar hartën gjenetike të një njeriu në nivelin diagnostikues, duhet që saktësia të jetë shumë e lartë se sa e tanishmja, të kryhet më shpejt si dhe të ketë kosto më të ulët. Këto janë piksynimet që ne kemi për çmimin X, në përpjekje për të drejtuar studimet në fushën e duhur”.

Shpresa për këtë studim janë njerëzit si 107 vjeçari Xhorxh Eberhard.

Ai është nga Nju Xhersi dhe deri në moshën 94 vjeçare ai ka luajtur dhe ka dhënë mësime tenisi. Nuk dihet nëse gjenet e tij mund të na ndihmojnë, pasi në familjen e tij askush nuk e ka arritur moshën 100 vjeçare dhe ai mendon se vetëm një çift ka arritur deri tek të 90-tat.

Por pse ai ka jetuar kaq gjatë?



“Në rastin tim, unë mendoj se çelësi i jetëgjatësisë ka qenë gruaja ime martesa prej 70 vjetësh me të.” Bashkëshortja e tij përmend si sekret të jetëgjatësisë interesat e tij të shumta si që nga montimi i radiove si fëmijë e deri tek kariera në elektronikë.

Por ai mendon se mënyra e të ushqyerit, sidomos mëngjesi, kanë ndikuar në jetëgjatësinë e tij.

“Unë kam ngrënë gjithmonë 8 kumbulla të thata dhe pak çaj çdo mëngjes, e më pas drithëra të përpunuar. Ndonjë herë gruaja ime më bënte edhe dy vezë të skuqura për mëngjes.”

Por shkencëtarët mendojnë se jetëgjatësia ka të bëj me diçka më tepër se kaq.

Robert Ueis është president i Çmimit X.:

“Gjithë sistemi ynë shëndetësor nuk bazohet tek shëndeti dhe profilaksia, ai është i bazuar tek sëmundjet dhe mënyra se si ne i kurojmë sëmundjet. Ky konkurs përpiqet të kthejë vëmendjen tek modelet që na mësojnë se si të jemi të shëndetshëm dhe si t’a mbajmë shëndetin tonë”.

Fondacioni “Çmimi X” do të mbledhë kodin gjenetik deri më 3 janar të viti 2013, kur grupet e studiuesve do të dorëzojnë përfundimet e tyre me 100 njerëzit e moshës mbi 100 vjeç. Vlerësimet e tij do të jepen një muaj më vonë në 3 shkurt të vitit 2013.

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 30
Location : kamenicë

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tërësisht Shkencë e Teknologji

Mesazh  Gon! prej Tue Jan 31, 2012 4:55 pm

Vaksina kundër kokainës?



Në luftën kundër varësisë më së shpeshti përdoren zëvendësuesit – si metadoni – për t’u ndihmuar narkomanëve të ndërpresin varësinë. Mirëpo tek varësia nga kokaina nuk ka një zëvendësues të tillë. Por një grup i hulumtuesve amerikanë tani ka zhvilluar një mjet edhe më të mirë se zëvendësimi: vaksina me të cilën praktikisht i hiqet veprimi “dehës” i kokainës, madje edhe nëse merret përsëri, përcjell Deutsche Welle.

Për momentin janë duke u kryer testimet në Huston, Philadelphia, New York dhe Cincinnati dhe në qendra në mënyrë vullnetare vijnë të varurit që marrin kokainë tashmë gjashtë apo shtatë vjet. Arsyeja edhe tek këta narkomanë është e ngjashme si edhe tek të gjithë të tjerët, shpjegon psikiatri Thomas Kosten nga Kolegji i mjekësisë Baylor në Houston: “Shumica e pacientëve nuk mund të durojnë më presionin e familjeve apo punëdhënësve të tyre të cilët në mënyrë të vazhdueshme ua përsërisin se si kokaina ua shkatërron jetën. Shumë nga ata më në fund edhe vetë e shohin se duhet të “pastrohen”, por deri tani nuk kanë pasur sukses në këtë.”

Vaksina tek pacientët krijon antitrupa kundër kokainës, ndërsa pikërisht kjo ndikon që kokaina të arrijë në gjak, por nuk mund të depërtojë në sistemin nervor të trurit. Gjatë viteve të fundit hulumtuesit kanë vaksinuar rreth 400 persona dhe tek tre nga katër pacientë ky mjet ka efekt.

Megjithatë problemi është që vaksina mund të largojë veprimin e kokainës, por nuk mund të largojë nevojën e të varurit për të qenë “high”. Për këtë arsye javët e para pas vaksinimit, kur i varuri nuk mund të arrijë intoksikimin, janë veçanërisht të vështira. Me kohë edhe varësia fillon të zvogëlohet.

Vaksina vepron vetëm disa muaj - pas kësaj duhet të merret përsëri. Mjekët amerikanë kanë ardhur deri te konkludimi se si kombinimi më i mirë për të varurit nga kokaina është të marrin vaksinën por edhe të pranojnë të shkojnë në psikoterapi, por edhe mësimi, për të përballuar deri në fund nevojën e tyre për të qenë “high”. Nëse e gjitha ka sukses, këta të varur në parim së paku pesë vjet nuk e ndiejnë më nevojën për drogë, bën të ditur Deutsche Welle.

Kjo vaksinë ende nuk e ka marrë lejen për përdorim të përgjithshëm, ndërsa hulumtuesit amerikan me siguri i pret hulumtimi edhe më i gjerë për t’ua provuar sigurinë departamenteve përkatëse.

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 30
Location : kamenicë

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tërësisht Shkencë e Teknologji

Mesazh  Gon! prej Tue Jan 31, 2012 4:57 pm

Avionet e NASA-s, ne 2075-n do te mbajne edhe pasagjere



Kjo do të bënte të mundshëm një fluturim nga New York në Londër në më pak se një orë, nga 7 orë që bëhen aktualisht

Aeroplanet mund te udhetojne deri pese here shpejtesine e tingullit, ne gjysmen e dyte te ketij shekulli. Kete plan e ka bërë të ditur Instituti i Inxhinierëve Mekanikë Britanikë, si pjese e inovacionit që do të ndërmarrë aeronautika. Behet fjalë për një ide të quajtur si një farë "Klasi Mbretëror" per qiejt, praktikisht nje sistem mund te shnderroje avionët individualë të përdorur deri tani, në aeroplanë pasagjerësh. Kjo do të bënte të mundshëm një fluturim nga New York në Londër në më pak se një orë (nga 7 orë që bëhen aktualisht); gjithashtu nga New Yorku në Sidnei do të bëhej për 2 orë e gjysmë (nga 21 orë që bëhet aktualisht)
Natyrisht që për këtë projekt që duhet të realizohet brenda 2075 do të duhet të bëhen ndryshime edhe në anën e modelimit, perderisa avionët e shpejtë të deritanishëm, të dizenjuar nga NASA janë të përdorshëm maksimumi për dy persona. Duhet thënë se avioni më i shpejtë i NASA, "X-43A", ngjan më shumë si një silurë, sesa me një avion. (marre nga Daily Mail)

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 30
Location : kamenicë

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tërësisht Shkencë e Teknologji

Mesazh  Gon! prej Tue Jan 31, 2012 4:58 pm

Njihuni me satelitin "Kujdestar te planetit tone"



Studiuesit presin përmirësime të mëdha prej satelitit të sapolëshuar nga NASA

Ndoshta sot pyetët veten nëse duhet të merrnit apo jo një ombrellë me vete, para se të dilnit prej shtëpisë. Ndoshta ju menduat nëse rrezet ulravjollcë apo cilësia e keqe e ajrit do të shkaktonin apo jo probleme për t’u konsideruar, nëse ju duhej të qëndronit jashtë gjithë pasditen. Për disa njerëz këto pyetje mund të jenë edhe më serioze, si për shembull, do të ketë ndonjë zjarr apo përmbytje në qytet.

Informacioni për t’iu përgjigjur pyetjeve të tilla vjen nga lart. Studiuesit presin përmirësime të mëdha prej satelitit të sapolëshuar nga NASA që do të vëzhgojë tokën. Ai peshon dy tonë, ka përmasat e një autobusi të vogël, dhe quhet sistemi satelitor kombëtar i mjedisit operues në orbitën polare. Ken Schwer është administrator i projektit që realizoi lëshimin në hapësirë të satelitit me qendër në Mariland. “Për studimet e klimës që do të mundësojë, për parashikimet e detajuara të motit dhe për monitorimin e dukurive të rëndësishme, mbi satelitin kombëtar të mjedisit duhet të shkruhej: Kujdestari i planetit tonë.”

NASA thotë se sateliti do të orbitojë rreth tokës 14 herë në ditë dhe do të vëzhgojë pothuajse gjithë sipërfaqen e saj. Sateliti përmban pesë mjete kryesore që do të monitorojnë lagështinë e atmosferës, trysninë e ajrit, nivelet e ozonit dhe të rrezatimit të tokës, si dhe do të përcjellë pamje infra të kuqe të zjarreve, ndryshimeve të terrenit dhe lëvizjeve të pllakave të akullit. Jim Gleason është shkencëtar që punon gjithashtu në qendrën e fluturimeve të hapësirës Goddard të NASA-s në Mariland. Ai thotë se sateliti kombëtar i mjedisit është i pari që ofron vëzhgime të dobishme si për parashikuesit e motit ashtu edhe për studiuesit e klimës. Ai shpjegon se studimi i motit merret me parashikimet e afërta ndërsa ai i klimës konsideron sjelljet e motit në mënyrë afatgjatë. “Është shumë e rëndësishme të kuptohet se çfarë mund të sjellë e ardhmja e mjedisit dhe ajo është e lidhur si me motin e ditës së nesërme ashtu edhe me ndryshimet afatgjata të klimës.” Zoti Gleason është specialist i shtresave të ozonit të tokës.

Ai thotë se të dhënat e reja do të ndihmojnë shkencëtarët të vlerësojnë efektshmërinë e politikave të ndërmarra në vitet ’80 për uljen e niveleve të substancave shkatërruese të ozonit në atmosferë. Shkencëtari Mitch Goldberg, i cili punon për Agjencinë Kombëtare Amerikane të Oqeaneve dhe Atmosferës, thotë se sateliti i fundit i lëshuar nga agjencia e tij la tokën në vitin 2009 dhe pritet të punojë për tre vjet. “Sateliti kombëtar i mjedisit është shumë i rëndësishëm për Agjencinë e Oqeaneve dhe Atmosferës, për NASA-n, për Shtetet e Bashkuara dhe për gjithë komunitetin ndërkombëtar. Ai përfaqëson një zhvendosje nga operacionet e deritanishme të veçanta të agjencisë tonë dhe satelitët për studime të NASA-s në një platformë të re, e njohur si sistemi satelitor polar i përbashkët. Sateliti do të përcjellë infromacione tejet të rëndësishme dhe të përmirësuara mbi atmosferën, oqeanet dhe terrenin tokësor, që do të mund të përdoren në mënyra të shumëllojshme.” Sateliti kombëtar i mjedisit pritet të punojë për 5 vjet duke mbuluar tërësisht kohën deri në lëshimin e një tjetër sateliti në vitin 2015. Shkencëtarët thonë se sateliti kombëtar i mjedisit do të përmirësojë parashikimin e dukurive ekstreme 5 deri në 7 ditë përpara dhe se ai do të jetë baza e një sistemi global të vëzhgimit.

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 30
Location : kamenicë

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tërësisht Shkencë e Teknologji

Mesazh  Gon! prej Tue Jan 31, 2012 4:59 pm

Qeni-robot qe do te udheheqe te verberit



Zakonisht jemi mësuar që një i verbër të ketë si guidë një qen. Por ja që në pamundësi për t’i besuar këtyre kafshëve, mund të përdoret një robot. Risia vjen nga Japonia, shteti kryesor përsa i takon robotikës që përdoret në jetën e përditshme.

Ndryshe nga qeni-guidë i vërtetë, në këtë rast është padroni që jep të dhënat mbi drejtimin e robotit, i cili i bindet të verbrit, duke e drejtuar si duhet. Roboti nuk leh, por tregon rrugën dhe pengesat me një zë femëror.

Lëvizjen e garanton një sensor, që krijon një imazh në 3D të pengesës, aq sa lejon edhe vlerësimin e lartësisë për shembull të shkallëve. Për t’u veçuaar është ngadalësia e lëvizjes në krahasim me atë të një qeni, megjithatë në këtë rast ka një avantazh të sigurtë: nuk rrezikohet rrëzimi.

Firma prodhuese NSK kishte bërë debutimin që në vitin 2005 me një version të parë të qenit-robot. Atëherë, prototipi ishte në gjendje të udhëhiqte të zotin e verbër, por nuk ishte në gjendje të kapërcente pengesat. Me këtë version të ri, roboti arrin të ngjisë shkallët, ndonëse lëvizjet janë tepër të ngadaltë.

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 30
Location : kamenicë

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tërësisht Shkencë e Teknologji

Mesazh  Gon! prej Tue Jan 31, 2012 5:00 pm

Roboti kirurg qe heq deri edhe lekuren e rrushit


I pagezuar si "Da Vinci", ai eshte krijuar nga “Intuitive Surgical” ne Kaliforni

Kushdo që ka dituri mjekësore e di se kirurgjia kërkon një dorë të kujdesshme dhe të saktë, por ekzistojnë operacione aq të përpiktë dhe të ndërlikuar, sa që mund të vendosin në krizë edhe më të kujdesshmin e mjekëve. Për këtë arsye studiohen robotët për kirurgjinë, si "Da Vinci" i krijuar nga “Intuitive Surgical” në Kaliforni. Në këtë foto shikojmë robotin e drejtuar nga një urolog i Southmead Hospital, teksa i heq lëkurën një kokrre rrushi. Duke përdorur një ekran të veçantë dhe operacione të telekontrolluara, mjeku është në gjendje të shohë si përfaqësimin virtual, ashtu edhe imazhin real të asaj që instrumentet realizojnë. Roboti i përdor të katërt krahët, ndërkohë që mund të thuhet sesi ky tip, janë në përdorim rreth 1800 copë në 1450 spitale të të gjithë botës.

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 30
Location : kamenicë

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tërësisht Shkencë e Teknologji

Mesazh  Gon! prej Tue Jan 31, 2012 5:01 pm

Honda prezantoi Asimon e ri



Honda prezantoi robotin Asimo në një version më të përsosur, duke e detyruar makinën me formë fëmije të vrapojë para e prapa dhe të shërbejë pije në përpjekje për të dëshmuar se humanoidi tash është më i mençur dhe më i shkathtë se më përpara.

Gjatë një demonstrimi të mbajtur në kërkimore të Hondas në Tokyo, Asimo performoi një mori të detyrave njerëzore, për të demonstruar zhvillimin teknologjik që prej lansimit të këtij roboti më 2005.

Asimo i ri ka përmirësuar duart, mund të lëviz gishtat e dorës, mund të hapë shishen dhe ta mbushë gotën me lëng.

Asimo po ashtu mund të vrapojë më shpejtë, duke tejkaluar rekordin e tij të mëparshëm.

Duke demonstruar shkallën e re të inteligjencës, roboti dëshmoi po ashtu se ishte në gjendje të dalloj zërat e tre njerëzve të cilët flisnin njëkohësisht, duke përdorë njohjen e fytyrës dhe analizat e zërit.

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 30
Location : kamenicë

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tërësisht Shkencë e Teknologji

Mesazh  Gon! prej Tue Jan 31, 2012 5:04 pm

Ripërtëritja e qelizave burimore



Shkencëtarët thonë se kanë transformuar qelizat e njerëzve mbi moshën 90-vjeçare në qeliza burimore të ripërtërira, që nuk kanë pasur dallim nga ato që janë gjetur në embrione.

Arritja teknike është publikuar në periodikun “Genes & Development” dhe hap një rrugë të re drejt mjekësisë rigjeneruese, veçanërisht për të moshuarit, thanë hulumtuesit.

“Kjo është një paradigmë e re për ripërtëritjen e qelizave”, tha Jean-Marc Lemaitre, një hulumtues në Institute of Functional Genomics dhe Universitetin e Montpellier dhe arkitekti kryesor i studimit.

“Mosha e qelizave definitivisht nuk është barrierë për riprogramimin”, tha ai.


Premtimi joshës

Njohuria që qelizat embrionale burimore njerëzore (QEB) potencialisht mund të bëhen cilido lloj i qelizës në trup për një kohë të gjatë ka vazhduar të mbajë premtimin joshës që organet ose indet e sëmura të riparohen ose të zëvendësohen me qeliza të shëndetshme, të rritura në laborator.

Por kërcimi nga teoria në praktikë është provuar të jetë i vështirë dhe i tensionuar me shqetësime etike dhe morale për shkak se një procedurë e tillë kërkon shkatërrimin e embrionit njerëzor.

Zbulimi në vitin 2007, që është e mundshme të binden qelizat e caktuara të rritura të kthehen në gjendjen e tyre të pamatura, të para-specializuara ka nxitur përpjekje të reja për të gjeneruar një lloj të ri muskuli, zemrën apo qelizat trunore, këtë herë nga materiali lëndë e parë e siguruar nga pacienti.

Sidoqoftë, eksperimentet e deritanishme kanë treguar që receta e zakonshme kimike për gjenerimin e këtyre të ashtuquajturave qeliza të induktuara burimore pluripotente (QIBP) vepron më pak mirë apo aspak mirë tek personat e moshuar, apo shumë të moshuar – pikërisht grupi që ka më së shumti për të fituar nga terapia rigjeneruese.


Qelizat që plaken, resetohen

Barriera ka qenë plakja qelizore: një proces natyral i lidhur me plakjen që mund të nxisë vdekjen e qelizave kur mekanizmat e caktuara brenda qelizës bëhen shumë të degraduara për të funksionuar si duhen.

Lemaitre dhe kolegët kanë vendosur të ndryshojnë procesin fillestar standard gjenetik të përdorur për të gjeneruar qelizat burimore të të rriturve, duke shtuar dy përbërës të rinj – të njohur si faktorët e transkriptimit – të quajtur NANOG dhe LIN28.

Eksperimentet me subjektet njerëzore të moshës prej 74 deri 101 kanë dëshmuar që kokteji i ri ka funksionuar.

Disa markerë kritikë të plakjes në qeliza janë resetuar, duke përfshirë masën e telomereve, kapakët e imët mbrojtës të gjetur në mbaresat e kromozomeve që vjetrohen me moshë, kanë raportuar hulumtuesit.


Jetëgjatësia avancohet

Telomeret dhe telomeraset, enzima që i kontrollon ato, janë agjentët kyç në jetëgjatësi.

Secilën herë që një qelizë ndahet, telomeret vjetërsohen. Puna e enzimës është që t’i rindërtojë pjesërisht. Më pas kur telomeret vjetërsohen përtej riparimit, qeliza vdes.

Profilet e pasqyrimit të gjeneve, nivelet e stresit oksidativ, dhe metabolizmi i mitokondrive të qelizave që gjenerojnë energjinë ishin të gjitha njëlloj të ripërtërira sipas studimit.

“Markerët e plakjes në qelizë ishin fshirë”, tha Lemaitre. “Qelizat burimore të induktuara që i kemi fituar mund të prodhojnë qeliza funksionale të të gjitha llojeve me kapacitet për të shtuar dhe rritur jetëgjatësinë.”


Terapitë për të moshuarit

Duke ndryshuar fiziologjinë e moshës së ndryshuar të qelizave, shtoi ai, teknika e re riprogramuese “mund të përbëjë një strategji optimale për zhvillimin e terapive të bazuara në qeliza për pacientët e moshuar”.

Një zbrazëti e madhe mbetet në mes këtij studimit që ka për qëllim të vërtetojë që ka potencial për t’u përdorur dhe aplikimeve terapeutike, thanë hulumtuesit.

Dhe eksperimentet e fundit me minj sugjerojnë që gjenerimi i qelizave të vjetra burimore mund të përballet me barriera të papritura.

Llojet e caktuara të qelizave burimore të induktuara mund të refuzohen nga sistemi i imunitetit edhe kur ato rrjedhin nga organizmi i njëjtë, kanë treguar eksperimentet.

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 30
Location : kamenicë

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Tërësisht Shkencë e Teknologji

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi