Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Tërësisht Shkencë e Teknologji
Tue Jan 31, 2012 5:04 pm nga Gon!

» Univers No Limit
Tue Jan 31, 2012 4:39 pm nga Gon!

» UFO - ALIEN
Tue Jan 31, 2012 4:31 pm nga Gon!

» Telefonata nga persona te vdekur
Tue Jan 31, 2012 3:20 pm nga Gon!

» Kush janë masonët? NWO?
Tue Oct 25, 2011 11:02 am nga Gon!

» Bio Shkenca
Tue Oct 25, 2011 10:13 am nga Gon!

» Tulipani numër 49 është shqiptar
Tue Oct 25, 2011 10:03 am nga Gon!

» Populli me fuqi të mbinatyrshme
Tue Oct 25, 2011 10:01 am nga Gon!

» E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN
Mon Oct 24, 2011 10:49 am nga Gon!

identifikimi

Harrova fjalkalimin

December 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 15 më Mon Mar 12, 2012 10:29 pm

Fizika dhe Implikimet filozofike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fizika dhe Implikimet filozofike

Mesazh  Gεאтi prej Wed Nov 17, 2010 4:53 pm

Fizika (greq. φυσική, fyziké = e natyrës) është dega e shkencës e cila merret me zbulimin dhe analizimin e fenomeneve fizike, çka përfshin studimin e lëndës dhe lëvizjen e saj në fabrikën e hapësirë-kohës, si dhe konceptet e forcës dhe energjisë. Në mënyrë më të përgjithsme ajo cilësohet si shkenca nëpërmjet së cilës njerëzit përpiqen të shpjegojnë dukuritë natyrore. Fizika njihet si "shkencë themelore" sepse fusha të tjera si kimia dhe biologjia hulumtojnë sisteme, veçoritë e të cilave varen nga ligjet e fizikës.

Zhvillimet në fizikë janë të lidhura ngushte me sektorin teknologjik, si dhe kanë infleunca shumë të thellë në shkencat e tjera , përfshirë matematikën dhe filozofinë. Për shembull, zhvillimi i teorisë së elektromagnetizmit çoi në krijimin e pajisjeve të shumta elektrike (televizori, kompjuterat, pajisjet shtepiake.); zhillimet në termodinamikë çuan në zhvillimin e mjeteve të motorizuara për transportin, si motori me avull; zhvillimet në mekanikë motivuan dhe ndihmuan në zhvillimin e analizës matematikës , kimisë kuantike , dhe përdorimit të pajisjeve eksperimentale si mikroskopi elektronik në mikrobiologji.

Fizika ndahet në dy disiplina: në fizikën teorike dhe fizikën eksperimentale. Fizika teorike merret kryesisht me formalizimn teorik te dukurive i cili bazohet ne koncepte matematike, ndërsa fizika eksperimentale merret me rikrijimin dhe matjen e dukurive të njohura natyrore . Megjithë kerkimet e shumta akoma kanë ngelur disa probleme të pazgjidhura në fizikë si dhe fusha të shumta kerkimi të cilat nuk janë eksploruar ende plotësisht.

Implikimet filozofike

Lindja e fizikës si shkencë në shumë mënyra i detyrohet filozofisë së lashtë greke. Filozofë të ndryshëm grekë avancuan teoritë e tyre të natyrës. Këto filluan që nga përpjekjet e para të Talesit për të karakterizuar lëndën, deduktimet e Demokritit se lënda duhet të reduktohet në një gjendje të pandryshueshme, deri tek astronomia e Ptolemeut. Libri i Aristotelit Fizika mbeti burimi i vetëm formal i shkencës deri kur Galileo Galilei filloi të eksperimentonte për të testuar vërtetësinë e pohimeve. Derin në shekullin e 18-të, fizika ishte e njohur si "Filozofia Natyrore".

Nga fillimi i shekullit të 19-të fizika filloi të cilësohej si një disiplinë e veçantë e ndarë nga filozofia dhe shkencat e tjera. Fizika, si me pjesën tjetër të shkencës, mbështetet në filozofinë e shkencës për të dhënë një përshkrim adekuat të metodës shkencore.
Metoda shkencore përdor arsyetime a priori ose a posteriori si dhe përdorimin e inferencave Baeziane për të matur vlefshmërinë e një teorie të caktuar.

“ E vërteta gjëndet vetëm në thjeshtësi, dhe jo në shumëllojshmërinë dhe konfuzionin e gjërave. ”
—Isak Njutoni


Zhvillimi i fizikes i ka dhënë përgjigjje shumë pyetjeve të filozofëve të lashtë, por gjithashtu ka ngritur edhe pyetje të reja.Filozofia e fizikës ,studimi i çështjeve filozofike rreth fizikës, përfshin tema të tilla si natyra e hapësirës dhe kohës, determinizmin, dhe pikëpamje metafizike të tilla si empiricizmi, realizmi dhe natyralizmi.

Shumë fizikantë kanë shkruar për implikimet filozofike të punës së tyre, për shembull Laplasi, i cili hodhi tezën e determinizmit kauzal , Ervin Shrodingeri, i cili shkroi mbi mekanikën kuantike. Matematikani fizicist Roger Penrose është quajtur një Platonist nga Stephen Hawking, një çështje që Penrose e diskuton në librin e tij, Rruga drejt realitetit. Hawking i referohet vetvetes si një reduktionist i paturpshëm , gjë e cial bie ndesh me idetë e Penrose.
Wikipedia
avatar
Gεאтi

Numri i postimeve : 17
Join date : 17/11/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi