Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Tërësisht Shkencë e Teknologji
Tue Jan 31, 2012 5:04 pm nga Gon!

» Univers No Limit
Tue Jan 31, 2012 4:39 pm nga Gon!

» UFO - ALIEN
Tue Jan 31, 2012 4:31 pm nga Gon!

» Telefonata nga persona te vdekur
Tue Jan 31, 2012 3:20 pm nga Gon!

» Kush janë masonët? NWO?
Tue Oct 25, 2011 11:02 am nga Gon!

» Bio Shkenca
Tue Oct 25, 2011 10:13 am nga Gon!

» Tulipani numër 49 është shqiptar
Tue Oct 25, 2011 10:03 am nga Gon!

» Populli me fuqi të mbinatyrshme
Tue Oct 25, 2011 10:01 am nga Gon!

» E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN
Mon Oct 24, 2011 10:49 am nga Gon!

identifikimi

Harrova fjalkalimin

December 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 15 më Mon Mar 12, 2012 10:29 pm

Fjalë Të Mençura

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fjalë Të Mençura

Mesazh  kujti1 prej Sat Nov 20, 2010 9:42 pm

“ Durimi është nëna e së mirës”

“Ajo që dimë është sa një pikë uji, ajo që s’dimë është sa një det”

“ Babanë e mirë nderoje, babanë e keq duroje”

“ Mos pyesni ç’ka ka bërë vendi për ju, mendoni se ç’bëni ju për vendin”

“ Askush nuk ështe aq I shurdhër se sa ai që nuk dëshiron të dëgjojë”

“ E shara është arma e të dobëtit”

“ Ai që bën një të mirë sot e e kërkon nesër, është njësoj si ai që e mbjell një fidan sot e shkul nesër”

“ Nuk jam budalla t’I di të gjitha”

“ Zgjidhe shokun më të mirë se veten”

“ Mos e humb besën se të humbet varri”

“ Po qe se dajaku do të bënte dikë më të mençur, atëherë më të mençurit në botë do të ishin buajt e mi”

“ Kush mban shënime lexon dy herë”

“ Të gjitha idealet e botës nuk vlejnë sa lotët e një fëmije”

“ Kur bie lisi, ia presin edhe degët”

“ Kush flet shumë nuk ka kohë të mendojë”

“ I pasur bëhej me dituri, jo me pasuri, I mençur bëhej me mendje, jo me moshë”

“ Ka një mijë mënyra për të thënë një gënjeshtër, por vetëm një për të thënë të vërtetën”

“ Ia kam frikën atij njeriu që ka lexuar vetëm një libër”

“ Ne krua të shtetit mos pi as ujë”

“ Merri disa orë borxh natës e puno”

“ Të lavdëruarit e vetes, është fillimi i turpit”

“ Dhimbja që shkakton e vërteta është me e lehtë se ajo e mashtrimit”

“ Babai që lë djalin e mirë pas, nuk vdes”

“ E dhëna e tjetrit është si e kruajtura e dhëmbit”

“ Fati ndihmon të guximshmit e trimat”

“ Fjalën sa e ken ë gojë e ke robin tënd, sapo të del nga goja ti bëhesh rob i saj”

“ Ai që mbush stomakun më shumë se sa duhet, I bën vetes gropën me dhëmbët e vet”

“ Njeriu mëson të flaës shumë herët, port ë heshtë shumë vonë”

“ Koka bën, koka pëson”

“ Goja bën fajin e xhepi paguan”

“ Kush jep s’duhet t’a kërkojë, kush merr s’duhet t’a harrojë”

“ Mendja dhe duart të nxjerrin faqebardhë”

“ Po doni të ngopni një të uritur, I jepni një peshk, po doni t’a ngopni tërë jetën mësoni sit ë peshkojë”

“ Kush e ka gjuhën e gjatë, e ka mendjen e shkurtër”

“ I pasuri jep nga tepricat, i varfuri jep nga zemra”

“ Ndershmëria është si shkrepësja, hyn në punë veç një herë”

“ Kush blen ç’nuk i duhet, në fund shet dhe atë që i duhet”

“ Po kërkove shokë pa të meta, mbetesh pa shokë”

“ Mos ki frikë nga vdekja, por nga turpi”

“Humbet pasurinë, humbet hiçasgjë, humbet shëndetin, ke humbur diçka, humbet shpresën, ke humbur gjithçka”

“ Premto më pak e bëj më shumë”

“ Njoh një përtac, nuk ecën në diell, që të mos t’a tërheqë hijen e vet”

“ Vozës me verë, të gjithë I bëjnë nderë”

“ Liria vlen më shumë se gjithçka”

“ Fitimi i keq t’a sjell të keqën në derë”

“ Ndershmëria shpërblehet”

“ Më mirë xhepin se sa mendjen e boshatisur”

“ Varfëria të merr jetën”
avatar
kujti1
Admin

Numri i postimeve : 106
Join date : 20/11/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi