Forumi www.KosovaForum.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Tërësisht Shkencë e Teknologji
 7 këshilla për dobësim  EmptyTue Jan 31, 2012 5:04 pm nga Gon!

» Univers No Limit
 7 këshilla për dobësim  EmptyTue Jan 31, 2012 4:39 pm nga Gon!

» UFO - ALIEN
 7 këshilla për dobësim  EmptyTue Jan 31, 2012 4:31 pm nga Gon!

» Telefonata nga persona te vdekur
 7 këshilla për dobësim  EmptyTue Jan 31, 2012 3:20 pm nga Gon!

» Kush janë masonët? NWO?
 7 këshilla për dobësim  EmptyTue Oct 25, 2011 11:02 am nga Gon!

» Bio Shkenca
 7 këshilla për dobësim  EmptyTue Oct 25, 2011 10:13 am nga Gon!

» Tulipani numër 49 është shqiptar
 7 këshilla për dobësim  EmptyTue Oct 25, 2011 10:03 am nga Gon!

» Populli me fuqi të mbinatyrshme
 7 këshilla për dobësim  EmptyTue Oct 25, 2011 10:01 am nga Gon!

» E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN
 7 këshilla për dobësim  EmptyMon Oct 24, 2011 10:49 am nga Gon!

identifikimi

Harrova fjalkalimin

March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 23 më Tue Jun 16, 2020 2:53 pm

7 këshilla për dobësim

Shko poshtë

 7 këshilla për dobësim  Empty 7 këshilla për dobësim

Mesazh  Boni Wed Nov 24, 2010 5:43 pm

 7 këshilla për dobësim  Resized_thin_girl


Kush mendon se vetëm me dietë, duke lënë pa ngrënë vaktet apo duke lëvizur pa fund mund të dobësohet, e ka gabim. Lexoni disa këshilla të tjera që ju ndihmojnë të mbani trupin tuaj në formë 1. Kush ha shpejt shëndoshet më kollaj- Hani vaktin tuaj ngadalë, shijojeni dhe përtypeni mirë ushqimin dhe do ta shihni që peshën do ta keni nën kontroll. Kur njeriu ha shpejt nuk e kontrollon dot sasinë e gjërave që konsumon. Kurse kur merr gjithë kohën e duhur, ngopet më shpejt dhe ndihet më mirë në fund të mëngjesit, drekës apo darkës.

2. Kush fle pak ka tendencë shtimin në peshë- Studime të ndryshme kanë treguar se ka një lidhje mes mungesës së gjumit dhe obezitetit, diabetit, sëmundjeve kardio-vaskulare. Një kërkim i ri i Universitetit të California-s në Los Angeles sqaron se motivet se përse kush fle pak e ka 30 përqind më të ulët nivelin e hormonit Grelina, produkt i stomakut për të rritur oreksin dhe përgjegjës për urinë.

3. Të hash bulmet ndihmon të djegësh kaloritë- Celësi për të mbajtur nën kontroll peshën është të fusësh në dietën ushqimore të përditshme një sasi të konsiderueshme të qumështit dhe produkteve të tij. Teoria është konkluzion i një kërkimi të publikuar nga revista "Nutrition & Metabolism",sipas të cilit qumështi dhe derivatet e tij mund të ndihmojnë organizmin të djegë më shumë yndyrna, duke evituar kështu mundësinë e shtimit në peshë.

4. Në mal është më lehtë të dobësohesh- Falë ajrit të freskët në nivele të larta, djegia e kalorive mund të jetë më e lehtë. Konkluzioni erdhi pas një kërkimi të kryer nga një grup studiuesisht të Universitetit Ludwig Maximillians në Monaco, publikuar në revistën "Obesity".

5. Darka nuk të shëndosh- Nuk duhet rënë në gjumë pa u ushqyer. Teoria se po të mos konsumohet darka humbet peshë është e gabuar. Vaktet nuk duhen mënjanuar dhe duhen konsumuar të gjitha, sigurisht me masë dhe me kujdes.

6. Të heqësh një vakt nuk do të dobëson, përkundrazi...- Nëse lini drekën me shpresën që të zbrisni në peshë, prisni një surprizë të hidhur: do të shkoni në shtëpi të uritur dhe nuk do të dini cfarë të hani më përpara. Duke konsumuar një vakt të majmë të gjithin menjëherë do të merrni shumë kalori që do të duan kohë të harxhohen.Bëni mirë që të hani pesë vakte në ditë dhe nuk do të ndiheni asnjëherë të uritur.

7. Kaloritë nuk janë njëlloj- Për të arritur 1400 kaloritë e parashikuara në dietën tuaj, nuk ka rëndësi se sa djathë hani. Duhet të keni njohuri për ushqimet që konsumoni dhe vlerën e tyre. P.sh: 100 kalori të një molle, vlejnë më shumë se 100 kalori të një fete bukë të bardhë. Për t'u ndjerë më mirë konsumoni ushqime të pasura me fibra, ujë, fruta dhe zarzavate.
Boni
Boni

Numri i postimeve : 49
Join date : 22/11/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi